Në prag të ditës së Shën Valentinit, emisioni “Shije Shtëpie” në Tv Klan iu kushtua romancave, e aq më tepër atyre që nisin e funksionojnë nga rastësia.

I ftuar në studio Gent Lasku, përveç rastësive e historive të dashurisë ceku dhe një temë që është disi shqetësuese në aktualitetin e sotëm. Në këtë vorbull virtualiteti, rrjetesh sociale, mesazhet, fotosh e videosh sa hapësirë ka për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme në çift?

Moderatori shqetësimin e tij e ngriti në bazë të disa pyetjeve. Ai nuk e percepton dot një njohje në çift përmes ekranit dhe jo përmes përjetimeve reale. Duke shtuar se në ditët e sotme nuk ka më marrëdhënie çiftesh.

“Sa reale është që të ngacmohesh në një rrjet social kur ti nuk ke kontakt fizik? Çfarë është fjala përjetim? Përjetimi është që të qenit 100% i vetëdijshëm për përjetimin tënd. Më fal, ti je i ulur në mendere dhe ke një pajisje në dorë dhe po shkruan, nuk je i vetëdijshëm që po bën këtë gjënë. Çfarë duhet të ndjesh ti nëse nuk ke një njeri përballë? Nëse nuk të krijohet një ndjenjë përballë apo nëse nuk e ke takuar asnjëherë? Sot nuk ka më marrëdhënie çiftesh”, tha Gent Lasku./tvklan.al