IKMT shemb 40 objekte në lotin e parë

Brenda Janarit nisin punimet për lotin e parë të unazës së madhe të Tiranës, në pjesën e rreth-rrotullimit Shqiponja.

Ky ishte objekti i fundit i cili pengonte nisjen e punimeve në këtë segment rrugor.

Në aksionin e tretë të tij, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit shembi 5 objekte deri ne 4 kate.

Të premten një objekt 5 katësh do të shembet me shpërthim të komanduar. Deri tani në lotin e parë të unazës së madhe janë shembur 40 objekte”.

Nga pallati me shigjeta deri tek rreth-rrotullimi sheshi Shqiponja janë 284 objekte që preken nga gjurma e rrugës, prej tyre 146 familje me certifikatë pronësie dhe  138 të palegalizuara. Për familjet me certifikatë pronësie vetëm për lotin e parë, në buxhetin e saj ARRSH ka 1.2 mld lekë për dëmshpërblimin e banorëve.

Tv Klan