Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës po vijojne me ritme të shpejta dhe deri në fund të vitit i gjithë projekti madhor do të jetë i përfunduar. Kështu u shpreh Zv/Kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit me kreun e ARRSH në këtë kantier të rëndësishëm të kryeqytetit.

Belinda Balluku: Ne e kemi premtuar tashmë për publikun dhe janë të gjithë në dijeni që Unaza e Madhe do të lidhet tërësisht dhe do të dorëzohet në fund të këtij viti. Kemi bërë vizita edhe në kantiere të tjera dhe nëse ka një komplekistet kjo unazë është se janë kantiere që varen nga ecuria e njëri-tjetrin. Psh në kantierin e Lotit 2 që vazhdon nga ‘Shqiponja’ dhe në drejtim të lumit të Tiranës sigurisht ecuria atje në një moment do të varet me ecurinë e punës që do të ndodhë në dy urat që keni ju në këtë pjesë të kantierit sepse ndërlidhen.

Balluku u ndal edhe te menaxhimi i trafikut si një risi në transportin rrugor.

Belinda Balluku: Tashmë ne do të kemi mundësi që këto mjete t’i kemi të kontolluara në aspektin e numrit të tyre, por nga ana tjetër edhe sa i përket menaxhimit të trafikut përmes Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Trafikut që është një nga risitë që do ntë sjellim në transportin rrugor. Padyshim ka të bëjë me pjesën e sigurisë rrugore, por ka të bëjë edhe me pjesën e sigurisë kombëtare.

Paralelisht po punohet në të gjitha Lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, në mënyrë që projekti të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar dhe konform të gjitha standardeve të duhura.

Klan News