Hyrja dhe dalja nga Tirana është një makth për banorët e kryeqytetit. Ata që punojnë në bizneset që ndodhen përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, shpenzojnë minimalisht dy orë për të përshkuar në mëngjes dhe në drekë vetëm një kilometër rrugë.

Por tashmë kjo nyje do të mbyllet fare, për t’i dhënë mundësi fillimit të punimeve për mbikalimin në këtë zonë dhe Unazës së Re. 

Policia do të orientojë trafikun në rrugë dytësore dhe në rrugica të cilat edhe aktualisht shfrytëzohen si alternativa më të mira se ish-rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.

Për 4 muaj, ky ‘lum’ makinash duhet të kalojë nëpër rrugë dytësore. Gjë që do të shkaktonte jo vetëm kaos, por radhë të gjata pritje.

Në një vëzhgim nëpër rrugën dytësore ku pretendohet të devijohen lëvizjet, situata nuk është më e mirë se në rrugën kryesore. Rrugë që po bëhen punime dhe që nuk ofrojnë aspak komoditet dhe hapësirë për drejtuesit e automjeteve.

Klan Plus