Unaza e Madhe, peng i shpronësimeve

Posta

Unaza e Madhe, peng i shpronësimeve

15:49 21/10/2019

Në pjesën verilindore nuk punohet

Në pjesën verilindore të Unazës së Madhe në Tiranë nuk po punohet. Brenda kantierit nuk ka më asnjë mjet pune.

Në Farkë, ku nis loti i dyti i Unazës, kompania ‘Albavia’ vetëm ka hapur gjurmën e rrugës.

“Në segmentin nga Farka deri në Shkozë, punimet e së cilës kanë nisur në vitin 2013 dhe pritet të përfundojnë në vitin 2020. Sipas banorëve prej 8 muajsh, firma ka ndërprerë punimet dhe nuk shihet asnjë mjet pune të kryejë punime”.

Zyrtarisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk jep shpjegime se përse punimet nuk po kryhen. Por burime pranë këtij institucioni thanë për Tv Klan se shkak është çështja e shpronësimeve, që nuk është zgjidhur ende.

Kompania ndërtuese ka kryer punimet për pjesën ku janë bërë shpronësimet dhe nuk ka vijuar më tutje.

Banorët thonë jashtë kameras se edhe ato familje që kanë pranuar të shpronësohen nuk kanë marrë dëmshpërbim.

Krahu verilindor i Unazës së Madhe ka një gjatësi 2.4 kilometra dhe nis nga zona  ushtarake e helikopterëve në Farkë deri tek ish-Uzina e Autotraktorëve në Shkozë.

Projekti parashikon hapësira të gjelbërta për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës si dhe ndërtimin e 5 veprave të artit.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT