“Prokuroria të hetojë aferën korruptive”

Partia Demokratike publikoi disa dokumente të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës, që sipas saj, faktojnë se projekti teknik për Unazën e Re, që i është dhënë kompanisë “Ave Consulting” është jo i plotë dhe se i mungon studimi topografik. Sipas selisë blu, këto fakte e bëjnë të pavlefshme lejen e ndërtimit të këtij projekti.

“Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazës së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptive të momentit dhe rritet kostoja e punimeve”.

Përveç anës teknike, demokratët flasin edhe për një konflikt të pastër interesi të kompanisë që ata thonë se i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro. Ndaj opozita i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë atë që e cilëson aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur sikundër ka bërë me kompaninë “DH Albania”.

Tv Klan