Qytetarët anembanë botës, sidomos në Azi, kanë shijuar eklipsin e fundit për vitin 2019. Hëna mbuloi pothuajse të gjithë Diellin, duke krijuar një “unazë të zjarrtë”.

Njerëzit ishin mbledhur për të parë këtë fenomen hapësinor, ku më i dukshëm ishte në Sri Lanka, Indonezi, Indi dhe Arabi Saudite.

Eklipsi i mëparshëm diellor ishte më 2 Korrik dhe më i dukshëm ishte në Amerikën e Jugut. Ndërsa eklipsi tjetër diellor do të jetë më 14 Dhjetor 2020.

Ky fenomen do të shihet më së shumti nga Argjentina, Kili, Afrika jug-perëndimore dhe Antarktida. /tvklan.al