Në Dhjetorin e vitit të kaluar, Cardi B njoftoi ndarjen e saj nga bashkëshorti, Offset dhe shkak ishte tradhtia e tij.

Por ajo krejt papritur vendosi të rikthehej sërish me të dhe në një intervistë për “Vogue”, Cardi B ka treguar dhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

27-vjeçarja ka treguar se ajo është lutur shumë për situatën e saj.

Unë dhe bashkëshorti im patëm probleme për shkak të tradhëtisë së tij, por kur unë vendosa të rikthehesha sërish me të dhe të qëndroja përkrah tij, shumë njerëz menduan se isha çmendur dhe u zhgënjyen nga unë. Por unë besoj në falje, unë u luta për të. Ne arritëm në një vendim edhe pse ishim ne të dy kundër gjithë botës”. /tvklan.al