“Unë dhe ju”, Aurela Gaçe tregon detaje nga koncerti i tretë recital

“Unë dhe ju”, Aurela Gaçe tregon detaje nga koncerti i tretë recital

19:14 25/09/2019

Ajo është një ndër këngëtaret më energjike në skenë që me këngët e saj po lë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare. Plot 26 vite karrierë, Aurela Gaçe nuk është ndalur asnjëherë, duke sjellë gjithnjë projekte të reja muzikore.

Performaca energjike e saj në skenë, zëri i fuqishëm, por edhe hitet ndër vite e kanë bërë atë të jetë padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Javën e kaluar, në nder të 26 viteve karrierë, Aurela Gaçe mbajti koncertin e saj përpara një publiku që përveç duartrokitjeve, kërceu dhe këndoi bashkë me të.

Ajo elektrizoi skenën duke sjellë këngët e saj ndër vite. Këndoi, kërceu, por edhe prezantoi për 3 orë rresht, duke e bërë Amfiteatrin e Liqenit Artificial të magjishëm. Ky ishte koncerti i tretë recital i Aurela Gaçes, ku padyshim edhe kësaj here ajo transmetoi fuqinë e saj nëpërmjet zërit. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Aurela Gaçe foli rreth realizimit të recitalit dhe tregoi detaje rreth tij.

“Koncertin që u mbajt të Amfitetarin e Tiranës do të kemi mundësi ta ndjekim të plotë shumë shpejt. Çdo gjë ka qenë live dhe është e nevojshme të kalojë në filtër nëse ka ndonjë vegël që nuk dëgjohet mirë apo gjëra të tjera të vogla. Ndonjëherë kur unë shikoj video që mi dërgojnë njerëzit nga performancat live dhe çuditem me veten time, me energjinë, por është diçka që ma ka dhuruar Zoti. Ka momente kur kaloj në një fazë kur nuk jam në tokë, kam një moment që shkëputem. Kjo gjë mund të zgjasë me minuta dhe unë kur e arrij them: “O çfarë fati që e kapa këtë gjë”. Por mendoj se dashuria dhe pasioni i madh që kam për këtë gjë që bëj dhe nëse të gjithë njerëzit do të kishin pasion për diçka nuk do të lodheshin kurrë. Këtë koncert kam vendosur ta bëj 20 ditë përpara se të ndodhte. Im shoq, i cili edhe menaxhon gjithë datat më tha: “Mos e merr si koncert recital, është thjeshtë një tur”.  I thashë jo, nuk mund të dal e papërgatitur. Çunat e orkestrës kanë zbritur çdo këngë të mundshme timen, i kemi studiuar dhe kemi bërë prova me orë të tëra. Dua t’i falenderoj sepse kam 7 vjet që punoj me ta dhe ashtu siç kisha unë ankth, kishin edhe ata. Por ia dolëm. Them ia dolëm sepse nuk ka një unë në grup. Ronaldo pa ekipin e tij nuk mund të bëjë golat që bën. Gjatë koncertit kam ndërruar disa veshje, por nuk jam larguar asnjë minutë nga skena, vinin balerinët dhe më vishnin aty. Kanë pritur njerëzit vetëm disa sekonda sa të vishesha”, tregoi këngëtarja./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi