“Unë e kam kokën dyfishi…”, Rama merr dhuratë edhe një qeleshe tek familja e Thaçit




“Unë e kam kokën dyfishi…”, Rama merr dhuratë edhe një qeleshe tek familja e Thaçit

23:12 19/06/2022

Kryeministri ndan në rrjetet sociale foto nga vizita tek familja e Hashim Thaçit

Ashtu siç raportuam më herët, këtë të diel kryeministri Edi Rama ishte për vizitë edhe tek familja e ish-Presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë.

Kryeministri u prit nga prindërit, bashkëshortja, djali dhe familjarë të tjerë të Thaçit me të cilët bisedoi edhe mbi vizitën dhe takimin në Hagë.

Një moment tjetër gjatë kësaj vizite ishte edhe shkëmbimi i dhuratave mes palëve, që sigurisht nuk kaloi pa humor.

Vetë Rama ndau këto foto, teksa iu dhurua edhe një qeleshe. “Unë e kam kokën dyfishi”, tha kryeministri duke shkaktuar të qeshura…/tvklan.al













Të ngjashme