Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për arrestime në Bashkinë e Lushnjes. Në dosjen e siguruar nga Klan News është zbuluar se si administratori i një kompanie i është ankuar, Flamur Peqinit me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë .

Peqini është kapur në përgjime telefonike duke folur me Arben Avdylin, i cili është administrator i një kompanie, por është përjashtuar nga një tender i Bashkisë Lushnje.

Sipas SPAK, Arben Avdyli e vë në dijeni Peqinin se ai e di se si kompania tjetër është shpallur fituese dhe i ka thënë “i di të gjitha gjërat si janë bërë.

Flamur Peqini: Po.

Arben Avdyli: Drejtori si je, si ke qenë nga shtëpia.

Falmur Peqini: Mirë Beni, ç’a bën ti? Si ia kalon?

Arben Avdyli: Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që.. të jemi kështu ndaj teje dhe ndaj atij të madhit. Unë kam arritur të flasë me ty… dhe i kam të gjithë në dispozicion, i kam marrë përmes firmës tjetër dhe i marrë letra dhe letra që ka çuar firma i kam të gjitha në zyrë.

Dhe i di të gjithë gjërat çfarë janë bërë, normalisht skualifikimi im është zero. Sepse ai kamionçinat i ka kështu, punëtori s’i ka, të gjithë gjërat s’i ka dhe e ke kualifikuar. Përgjegjësia është tek ty dhe ata që kanë firmosur dhe nuk janë atë që urdhërojnë, unë ta them si mik./tvklan.al