Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan i ftuari i parë ka qenë kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili. Gjatë intervistës moderatori Arian Çani është shprehur se për fat të keq për shkak të orarit, ai nuk mund të shikojë ndeshjen Turqi-Itali dhe tregon se është një tifoz i flaktë i Italisë. Po ashtu, Kadilli është shprehur se është tifoz i vjetër i Italisë dhe shpreson që të fitojë.

Arian Çani: Unë historikisht nuk e di pse, nuk shoh futboll asnjëherë, po sa herë që ka Kampionat Europian ose Botëror, unë jam tifoz  dhe vetëm me një ekip, me Italinë.

Fatbardh Kadilli: Edhe unë, jam tifoz i vjetër i Italisë.

Arian Çani: Sot e humbëm, por ti mund ta kapësh pak se deri në orën 21:40 je këtu.

Fatbardh Kadilli: Do e kap se duhet marrë me sportivitet fundi i fushatës.

Arian Çani: Po unë i ziu që s’kap gjë fare. Itali-Turqi në Romë. Ledio na thuaj kur të bëjë gol Italia. /tvklan.al