Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” se në mënyrë absolute nuk komunikon me Presidentin Meta për politikë.

Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, unë bëj dashuri me Ilir Metën, se burrë e grua jemi

”, tha Kryemadhi në përgjigje të komentit të analistit Mustafa Nano, i cili tha se nuk i pëlqen “pingpongu” i Presidentit me kryetaren e LSI-së, që janë edhe burrë e grua.

Po të ishte Ilir Meta, nuk do t’i kishte djegur mandatet. Sot jam unë kryetare e LSI-së, e marr unë përsipër përgjegjësinë. Mund të kem marrë vendim të gabuar, mund të humbim në betejën tonë, por ama di të them vetëm një gjë: që përballja jonë morale me opinionin publik sot më shumë se kurrë kemi një grup nga klasa politike që ka mbajtur një qëndrim moral për tu distancuar një herë e mirë nga ai imazh që është krijuar për politikanët. Edhe nga ne, por edhe nga të tjerët, kemi krijuar imazhin e deputetëve që kanë halle personale, që zgjidhin biznese personale, mbulojnë të kaluarën kriminale duke qene deputet në parlament etj, etj.

Lidhur me djegien e mandatave, Kryemadhi tha se është një vendim ekstrem i marrë në momente ekstreme “sepse nuk kemi përballë asnjë prej ish-kryeministrave që ka pasur Shqipëria, por kemi përballë një kryeministër që e shikon veten e tij të lidhur me përfundimisht me karrigen e kryeministrit.”

Pyetjes nëse kishte folur me Presidentin Meta për krizën politike, Kryemadhi iu përgjigj: “

Zoti Fevziu unë jam e bindur se sa i takon krizës ju keni shanse të flisni më shumë me Presidentin mund të them. Si kryetare e LSI komunikimi me Presidentin e Republikës është zero. Si bashkëshorte komunikojmë për problemet me fëmijët tanë. Për politikë nuk flasim. Absolutisht nuk mund të ndërhyjë dhe nuk mund të intimidojë dot asnjë ish-deputet të LSI-së dhe as drejtues të LSI-së, sepse sot LSI ndihet më e shëndetshme dhe më e çliruar se më përpara.

/tvklan.al