Për herë të parë pas 20 vitesh, Oprah Winfrey nuk është në kopertinën e revistës  së saj “Oprah Magazine”.

Në vend të saj është Breonna Taylor, një infermiere afro-amerikane, e cila u qëllua aksidentalisht për vdekje në 13 Mars 2020, pasi policia Louisville u fut në banesën e saj si pjesë e një bastisje.

Përveç se 26-vjeçarja është vendosur në kopertinën e kësaj reviste, Oprah gjithashtu ka shkruar një ese ku trajton gjerësisht rastin e saj.

Ajo ishte si unë, ajo ishte si ju. Ashtu si çdo njeri që vdes papritur, ajo kishte plane. Plane për një të ardhme të mbushur me përgjegjësi dhe punë, miq dhe buzëqeshje. Mendoj shpesh për Breonna Taylor. Ajo ishte në të njëjtën moshë si dy vajzat nga shkolla ime në Afrikën e Jugut, që po karantinohen me mua që nga Marsi. Në të gjitha bisedat e tyre, unë ndjej dritën e shpresës. Kjo u mor nga Breonna në një mënyrë kaq të tmerrshme. Imagjinoni sikur tre burra të paidentifikuar të vinin në shtëpinë tuaj, ndërsa po flinit. Ne nuk mund të heshtim. Ne duhet të përdorim çfarëdo megafoni dhe duhet të bërtasim për drejtësi. Dhe kjo është arsyeja pse Breonna Taylor është në kopertinën e revistës. Unë qaj për drejtësi në emrin e saj”./tvklan.al