Ata njihen si binjakët që humori nuk u mungon në asnjë dalje publike. Këtë herë Donald dhe Romeo Veshaj ishin të ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, përballë pyetjeve të Alketa Vejsiut dhe vogëlushëve të emisionit.

Vëllezërit Veshaj shpesh janë komentuar në mediat rozë për lidhjet e tyre të dashurisë, Romeo me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi, ndërsa Donaldi me prezantuesen Bora Zemani.

Edhe pse asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht, ata flasin për to duke përdorurin humorin si “maskë”, por nga ana tjetër në rrjetet sociale postojnë shpesh foto e video me partneret e tyre.

E sigurisht pyetjet e drejtpërdrejta për Jonidën e Borën nuk kanë munguar as në “Piter Pan”.

“A e do ti Borën”, ishte pyetja që iu drejtua Donaldit.

“Po, vdes për Borën…”, u përgjigj shoqëruar me doza humori.

Po Romeo, a e do Jonidën?!

“Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu

Përgjatë bisedës në studio, Romeo tha se mbi të gjitha me Jonidën janë shumë shokë. /tvklan.al