Aktivistët e mjedisit e konsiderojnë vendimin  ndaj “Shkëmbit të Madh Koralor”si goditje politike

UNESCO së fundmi ka vendosur të mos përfshijë në listën e saj të mbrojtes një nga sistemet koralore më të rëndësishme të quajtur “Shkëmbit i Madh Koralor” në Australi pavarsisht dëmtimit të madh të ekosistemit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Ekosistemi 2,300 km i gjatë ka pësuar një zbardhje të koraleve që nga viti 2016, të shkaktuara nga rritja e temperaturave të oqeanit.

Ministri australian i Mjedisit, Sussan Ley ka lobuar personalisht për mbrojten e kësaj zone. UNESCO e ka akuzuar Australinë se nuk ka përmbushur objektivat kryesorë të cilësisë së ujit dhe menaxhimit të tokës. Qeveria ka thënë se shpreson të përmbushë objektivat “sa më shpejt të jetë e mundur” pa dëmtuar ekonominë e bazuar në karburantet fosile të vendit.

“Shkëmbit i Madh Koralor“ është një atraksion turistik që tërheq rreth 5 milionë njerëz çdo vit dhe mbështet gati 70,000 vende pune.

Klan News