Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Komisioni Kombëtar për UNESKO-n pas miratimit të statusit nga qeveria. Sipas ministrit të Jashtëm ky komision në të cilin Shqipëria është anëtarësuar në vitin 1958 ka funksionuar herë po dhe herë jo. Deri tani Shqipërisë i janë arritur të miratohen 6 projekte me vlerë 600 mijë dollarë për qytetin e Butrintit, edukimin e të drejtave të njeriut, RTSH dhe Arkivit të Shtetit.

Ministri i Arsimit Et’hem Ruka tregon detyrat e këtij komisioni kombëtar, mobilizim të aktiviteteve të UNESKO-s, në dikasteret e ndryshme ministrore për programet e arsimit, shkencës, kulturës dhe informacionit. Në saj të tyre UNESKO institucioni i specializuar i OKB-së, ka si objektiv kontributin e ruajtjes së paqes e sigurisë në të gjithë botën./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti