Prezanton sistemet e kondicionimit Mitsubishi Electric

Prej 20 vitesh në tregun shqiptar, Uni-Klima çeli showroom-in e sistemeve të kondicionimit Mitsubishi Electric në Parkun Industrial të Tiranës. 

Presidenti i grupit të kompanive UNI-KLIMA, CLIMA POINT, HYDRO GROUP dhe GLOBAL POWER, Flamur Qytyku tha se nuk do të ndalen këtu.

Flamur Qytyku: Falë stafit të kualifikuar, kompania ka mundur të ketë një rritje të qëndrueshme duke u renditur një ndër kompanitë më të mira në vend. Për të përmirësuar akoma më tej cilësinë e shërbimit, ne vendosëm të krijojmë këtë showroom. Klientët tanë janë me mijëra dhe ky është aseti ynë më i madh.

Mitsubishi Electric diferencohet nga çdo markë tjetër kur bëhet fjalë për komfort, efiçiencë dhe jetëgjatësi.

Takada Mitsuyuki, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Unë në fakt kam punuar pranë korporatës Mitsubishi për më shumë se 40 vjet. Jam entuziast dhe gati të mbështes aktivitetin tuaj që promovon teknologjinë më të mirë japoneze. Showroomi është i mrekullueshëm.

Sime Brala, menaxher i rajonit për Mitsubishi Electric: Mitsubishi Electric ka një degë në Itali, ne mbulojmë edhe Shqipërinë. Dy vitet e fundit kanë qenë fantastike përsa i përket shitjeve të produkteve Mitsubishi Electric. Jam shumë i lumtur që kemi një partner një grup si Uni-klima, dhe sigurisht ne do të kemi rritje në të ardhmen.

Risia e showroomit është demonstrimi i funksionimit të pajisjeve.

“Do të gjeni produkte të linjës familjare dhe produktin më inovativ që Mitsubishi ofron sot në tregun e kondicionimit”.

Uni-Klima ka arritur të zë një pjesë të konsiderueshme në tregun shqiptar, kjo falë kualitetit të padiskutueshëm që ofron.

Tv Klan