Ambasadori britanik: Emigrantët e paligjshëm drejt Anglisë u ulën me 90%. Zv.ministrja Kuko: Ndryshime ligjore për dhunën online

Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një fenomen shqetësues sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. UNICEF ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, pasi informimi dhe komunikimi mbi këtë çështje është thelbësor. 

“Në vitin 2023, qeveria shqiptare dhe OJQ-të identifikuan 110 viktima të mundshme dhe dy viktima zyrtare të trafikimit, nga të cilat 67% ishin fëmijë dhe 29% gra. Përvoja e UNICEF-it sugjeron se numri i fëmijëve që bien viktima të trafikimit është më i lartë se sa raportohet globalisht.”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë tha se qeveria shqiptare ka bërë një punë të mirë për frenimin e emigrimit të paligjshëm, por duhet që të rinjve t’u ofrohet një prespektivë më e mirë.

“Ka një ulje me më shumë se 90% të emigrantëve nga 933 vitin e kaluar nga 12 mijë në 2022. Sipas British Council,  2/3 e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria dhe trafikantët e shfrytëzojnë këtë gjë. Ndaj duhet që të rriten mundësitë e të rinjve për punësim dhe  mbështetje në Shqipëri.”

Pjesëmarrëse në aktivitetin e UNICEF ishte dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuka, sipas të cilës një problem i shtuar për trafikimin e qenieve njerëzore është dhe teknologjia, ndaj sipas saj qeveria po ndërmerr hapat për ndryshime ligjore.

“Po dalin në pah probleme nga teknologjia, dhe ndaj ne po bëjnë disa ndryshime ligjore për dhunën online, sepse ka vakum ligjor.”

Një shqetësim tjetër mbeten martesat e hershme të vajzave të cilat në shumë raste përfshihen edhe në rrjete trafikimi ose prostitucioni.

Klan News