UNICEF i bën thirrje G7 të ndajnë vaksina




UNICEF i bën thirrje G7 të ndajnë vaksina

15:40 17/05/2021

Dhurimi i dozave të tepërta është një masë thelbësore dhe emergjente për kombet e varfra

UNICEF i ka kërkuar vendeve të G7 që të dhurojnë më shumë vaksina për kombet e varfra të cilat ende nuk kanë filluar me vaksinimet e popullsisë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara e cila është përgjegjëse për furnizimin e vaksinave të koronavirusit përmes COVAX, vlerëson mungesën e furnizimit në 140 milion doza në fund të majit dhe rreth 190 milion në fund të qershorit.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, ka deklaruar se dhurimi i dozave të tepërta është një masë thelbësore dhe emergjente e cila është e nevojshme tani. Fore tha në një deklaratë se G7 dhe vendet e BE-së mund të dhurojnë rreth 153 milionë doza nëse ndajnë vetëm 20 % të furnizimit të tyre që e kanë në dispozicion gjatë muajit Qershor, Korrik dhe Gusht.

Ndërsa udhëheqësit e G7 përgatiten të takohen në Britani muajin tjetër, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë javën e kaluar denoncoi katastrofën morale të pabarazisë së vaksinave, duke u kërkuar vendeve të pasura të dhurojnë doza në vend që t’i përdorin ato për fëmijët që janë më pak të prekshëm nga sëmundjet e rënda.

Teksa COVAX përfaqëson një rrugëdalje nga pandemia, ajo nuk furnizohet, pjesërisht për shkak të krizës në Indi. Vendi është një udhëheqës në prodhimin e vaksinave, por situata ka çuar në një ulje të rëndë të furnizimeve për skemën. UNICEF ka deklaruar se kufizime të tjera të prodhimit jashtë Indisë gjithashtu kishin ngadalësuar furnizimin me doza COVAX por ato vonesa pritet të zgjidhen në fund të Qershorit.

Klan News





Të ngjashme