testiNxënsit që do të nisin klasën e parë dhe ata që do të hidhen në klasen e gjashtë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë vitit 2015-2016  do të mësojnë me të njëjtat tekste shkollore. Strategjia e re e arsimit parauniversitar, 2014-2020 parashikon që Shqipëria të shkojë drejt eleminimit të altertekstit, dhe njësimit të kurrikulës me Kosovën.

Nora Malaj – Zv. Ministre e Arsimit “Brenda 2015, për programet e reja parashikohet që të ketë vetëm një tekst, për Kosovën dhe Shqipërinë, ata që do të përkthehen do të jenë vetëm nje duke eleminuar kështu gradualisht alterteksit dhe duke shmangur problemet.”

Kualifikimi i mësuesve është një tjetër pikë e strategjisë për arsimin. Zëvëndës ministria Malaj, ka bërë thirrje që agjencitë private të mos abuzojnë me dhënien e krediteve për mësuesit, pa iu nënshtruar kualifikimit real të tyre. Paralajmërim për pushim nga puna, zv. ministria dha edhe për mësuesit që  vazhdojnë të bëjnë kurse private për nxënësit e tyre.

Tv Klan