Studentët i kundërshtuan. Stilisti i bën të bukura, por çmimi…

Në klasat tajlandeze është e vështirë të gjesh nxënës rebelë të cilët nuk respektojnë kriteret e vendosura nga ministria përkatëse. Rregullat e uniformës shkollore janë të rrepta, deri te mënyra se si duhet të priten flokët e nxënësve dhe lloji i çorapeve dhe i këpucëve që lejohen të veshin.

Por ndërsa studentët anembanë vendit zmbrapsen kundër asaj që ata i quajnë rregulla arkaike, një stilist i ri së fundmi po krijon veshje të cilat të jenë moderne për kohën por edhe për të dalë pak nga këto detyrime,

Tin Tunsopon e ka transformuar uniformën e vajzave dukë sjellë një fund të gjatë të hapur pak përpara, ndërsa këmishat e djemve vijnë në versione të ekzagjeruara me jakë të madhe.

“Duke rikrijuar këto uniforma dhe duke u dhënë atyre dizajne të ndryshme,  njerëzit mund të shohin që ne nuk duhet të jemi më të lidhur me uniformat tradicionale”, është shprehur 23-vjeçari.

Linja e veshjeve, e etiketuar si ‘shkelës rregullash’, u krijua në bashkëpunim me markën e të brendshme të grave Wacoal. Çmimi i fundeve dhe këmishave për djem varion nga 100-475 dollarë.

Tin është shprehur se këto lloj fundesh janë krijuar për vajzat e ditëve moderne, të cilat nuk kanë frikë të shprehen. Tunsopon  e ka quajtur markën e këtyre veshjeve ‘Post-Thesis’.

23-vjeçari ka studiuar në Universitetin Bangkok për tekstil dhe kur u diplomua projekti i tij kishte si qëllim ndryshimin e uniformave në shkollat e mesme.

Klan Plus