Spartak Koka: Përse keni heshtur në 9 muaj dhe përse nuk keni folur megjithëse janë thënë shumë gjëra për të afërmit tuaj?

Motra: Pse kemi heshtur për 9 muaj nuk domethënë se çdo gjë që është thënë për vëllezërit e mi, familja e ka pranuar. Për arsye shëndetësore të familjarëve, të mamit dhe të babit, na ka bërë të heshtim kaq gjatë.

Spartak Koka: Zonja Marta, çfarë ka ndodhur më 27 Prill? Si e morët vesh ngjarjen e rëndë të humbjes së dy djemeve dhe çfarë ndodhi para ngjarjes? Cila ishte dinamika e dy djemve tuaj, lëvizjet e tyre gjatë asaj dite? Ishin të shqetësuar? Kishin një konflikt? Kishin një shqetësim që i parapriu kësaj ngjarje? Apo ishte e papritur për ju?

Nëna: Për ne kjo ngjarje ishte e papritur. Ata dolën si çdo ditë tjetër në punë që në mëngjes të dy. Edhe vazhduan rrugën e tyre gjatë gjithë ditës. Djali i vogël, Viktori, erdhi nga ora 14:00, kurse Miri nuk erdhi për drekë. Nusen e vetë e kishte tek njerëzit e vetë edhe kishte shkuar ta merrte aty ta sillte në shtëpi. Hëngri drekë, mori motrën meqë u hap karantina se kishte dy muaj që nuk vinte, edhe shyqyr që u hap të rrimë të gjithë bashkë. Viktori iku në punë se kishte punë aty te puna. Kurse, erdhi Miri pastaj, solli nusen me fëmijë në shtëpi, i la këtu, edhe ai iku të rregullonte një rimorkio karroatrec. Pastaj merr në telefon Miri, thotë: Mami i thuaj nuses që të vijë pak poshtë, do shkoj me Viktorin edhe të bëjmë atë shit-blerje makine. I them unë, foli vetë nuses. Ata si çdo ditë dolën pa shqetësuar pa asnjë shqetësim, asnjë siklet asnjë gjë.

Spartak Koka: Çfarë ndodhi më pas?

Nëna: Më pas vajza erdhi me fëmijë këtu, ne po rrinim bashkë aty. Kur shoh televizorin unë vrasin dy vëllezër. Unë si instikti i nënës, jo se kishin konflikte me njeri djemtë e mi, por meraku si çdo nënë. I them vajzës, merr telefonin bjeru njëherë. Bjeri Viktorit hiç, bjeri Mirit as ai. I them burrit, merre rrugën e ik për të shkuar poshtë se nuk po hapin telefonin. U nis ai. E marr në telefon, thotë më duket se janë djemtë tanë. Në atë kohë janë mbledh shumë njerëz në shtëpinë tonë, edhe aq ishte ajo.

Spartak Koka: Djemtë tuaj, në informacionin që ju keni, i kishte thirrur dikush për të bërë këtë aktin e noterisë që ju flisni? Pra dikush i kishte thirrur dhe i kishte nxjerrë? Nëna: Nuk e di se kush donte të blente makinë, por… Viktori që kishte për të bërë, duhej Viktori për të dhënë atë firmën.  

Spartak Koka: Në dijeninë tënde, vëllezërit kishin ndonjë konflikt të hapur me ndonjë njeri? Kishin ndonjë mosmarrëveshje që ja u kishin shprehur juve si familjarë?

Motra: Në dijeninë time, as të familjarëve të mi, asnjëri nga vëllezërit nuk ka pasur konflikte. As nuk ka pasur diçka nga e cila do ruheshin. Për arsye se ata ishin gjatë gjithë kohës, vendi i punës së tyre ishte në rrugë, ishin dukshëm për të gjithë, nuk ishin që rrinin fshehur edhe nuk i shihnin. Ose fakti që ishin gjithmonë bashkë në makinë. Një person që ruhet nuk besoj që vë jetën e një personi tjetër në rrezik, sidomos vëllai vëllait. S’besoj që kanë pasur ndonjë konflikt.

Spartak Koka: Me çfarë merreshin vëllezërit tuaj?

Motra: Vëllai i vogël kishte hapur një kompani “BV Auto shpk” e cila përfshinte exchange, makina me qira, drita, ujë..

Spartak Koka: Se këtu thuhet kanë pasur dy biznese, Ëestern Union dhe makina me qira.

Motra: Jo. Ka qenë një biznes i vetëm “BV Auto shpk” e cila drejtohej me administrator Viktor Haxhia. Besmiri nuk figuronte në asnjë vend si punëtor në atë kompani. Thjesht e ndihmonte vëllain për makina.

Spartak Koka: Prej sa vitesh ushtrohej ky biznes?

Motra: Nga Nëntori 2018. Dhe nuk është filluar si biznes me të gjitha me makina me qira, është filluar thjesht drita, ujë, gjëra të thjeshta. Me kalimin e kohës kanë avancuar duke i shtuar biznesit të tyre gjëra të reja.

Spartak Koka: A ka qenë Besmiri i dënuar në Francë, në Greqi dhe ç’lloj raportesh ka pasur me drejtësinë e vendit tonë?

Motra: Jo vetëm Besmir, po as Viktori nuk kanë pasur asnjë precedent penal në asnjë shtet të Europës dhe as në Shqipëri. Përsa i përket Besmirit, se në lidhje me atë është folur shumë, e kanë bërë trafikant droge, e kanë bërë të dënuar në disa shtete të Europës, por në të vërtetë nuk ka qenë i dënuar në asnjë shtet të Europës, përveç se në Francë ku është dënuar 3 muaj për mosparaqitjen e pagesës të një gjobe. Vetëm për kaq.

Spartak Koka: Nuk ka pasur as trafik droge, as vjedhje?

Motra: Nuk ka pasur as trafik droge, as vjedhje dhe asnjëlloj gjëje. Dhe kjo mund të vërtetohet shumë thjesht duke hyrë në sistemin TIMS dhe mund të kërkohet nëse Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në ndonjë shtet të Europës dhe vërtetohet shumë thjesht.

Spartak Koka: Viktori ka përfunduar shkollën e lartë për juridik dhe u tha që këtë shkollë, për avokatinë, u tha që e ka marrë me lekë. Cili është backgroundi i vëllait tuaj Viktorit?

Motra: Viktori ka mbaruar shkollën e lartë të Drejtësisë. Pasi mori diplomën e avokatisë, madje u diplomua dhe në Tetor të vitit 2017 si nxënës ekselent iu dha e drejta e bursës që ai të kryente temën e diplomës në Angli. Por kushtet e vështira financiare që nuk e mundësonin dot kërkesën që kishte bursa për ta çuar atje, ai u detyrua që ta kryente këtu dhe mos të shkonte. I kemi të gjitha diplomat që ka marrë Viktori, se nëse nuk do të ishte nxënës ekselent nuk do të kishte kaq diploma.

Spartak Koka: E ushtronte aktivitetin si avokat vëllai juaj?

Motra: Nuk e ka ushtruar aktivitetin si avokat për arsye se në Nëntor 2019 ai e mori të drejtën e licencës së avokatisë dhe nuk premtoi dot koha që ta ushtronte.

Spartak Koka: Përse e keni ndryshuar mbiemrin se është folur që e keni ndryshuar? Sa e vërtetë është kjo gjë zonja Marte? Keni ndryshuar vërtetë mbiemrin? E kanë ndryshuar djemtë? A mund të na e sqaroni për opinionin publik?

Nëna: Unë kam 36 vjet që jam martuar në këtë familje. Burri im me atë mbiemër ka qenë, Haxhia. S’kemi pasur kurrë mbiemër Ndoci.

Spartak Koka: Prej sa vitesh jetoni këtu?

Nëna: Në Durrës ka 24 vjet.

Spartak Koka: A kanë disponuar djemtë tuaj ndonjë servis në pronësi?

Nëna: Fëmijët e mi s’kanë pasur asnjë servis në pronësi, vetëm makina kanë pasur për t’i çuar për t’i rregulluar, po servis të vetin me licencë nuk kanë pasur.

Spartak Koka: Pra është keqkuptim.

Motra: Është thjesht një lapsus i babait tim që është bërë në një intervistë të dhënë për mediat.

Spartak Koka: Me çfarë është marrë Besmiri?

Nëna: Besmiri punë ka bërë që 15 vjeç për të na ndihmuar ne se ishin 5 fëmijë dhe ka punuar fatorino i furgonave në Durrës. Pastaj ka mbaruar ushtrinë në Gardë.

Spartak Koka: Qëndroi shumë në Gardë?

Nëna: Qëndroi në Gardë. Deshën ta mbanin atje po s’pranoi të qëndronte se kishte një arsye se pati mbaruar shkollën e lartë.

Spartak Koka: Po më mbrapa?Nëna: Më mbrapa u mor prapë me shoferat, në furgona ka punuar. Punë të ndryshme. Pastaj me vëllain me këtë biznesin, e ndihmonte për makinat, i rregullonte dhe këtu te shtëpia, merrej me gjëra të vogla.   

Spartak Koka: Klevis Alla ka rrëfyer për implikimin e një personi tjetër, një shumë të kërkuari nga ana e drejtësisë. Bëhet fjalë për Talo Çelën, i cili është një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia. Sipas policisë, ky shtetas është i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e djemve tuaj. Talo Çela, 1 javë apo 10 ditë pasi i ka dalë emri, ka dhënë një intervistë për emisionin Uniko dhe më ka rrëfyer se ai nuk është i implikuar drejtpërdrejt apo tërthorazi në vrasjen e të afërmve tuaj. Ai pretendon se ka qenë në shtëpinë tuaj, në këtë shtëpi ku po flasim dhe po japim intervistë. Zonja Marte, e njohni këtë person dhe ç’raport ka pasur ai? A janë të vërteta deklaratat që ka thënë ai se ka jetuar këtu në shtëpinë tuaj? A e dinit ju se çfarë përfaqësonte Talo Çela?

Nëna: Në atë moment kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë tonë me qira, në kat të dytë.

Spartak Koka: Prej sa kohësh jetonte Talo Çela këtu me qira?

Motra: Personi në fjalë ka jetuar me qira në shtëpinë e vëllait të madh që nga Shtatori i vitit 2019. Që nga tërmeti i parë i Shtatorit i vitit 2019 ka jetuar në katin sipër ku ishte shtëpia e vëllait të madh. Ne nuk e kemi njohur. Nuk e kemi bërë dot lidhjen e personit me emrin deri në momentin kur kemi parë foton edhe emrin që personi që ka jetuar në shtëpinë tonë paska qenë një person në kërkim dhe qenka i dyshuar për vrasjen e vëllezërve tanë.

Spartak Koka: Çfarë ndodhi me Talo Çelën pasi u mësua lajmi i vrasjes së dy djemve tuaj zonja Marte?

Nëna: Ai në atë moment ishte shokuar kur mori vesh në televizor…ai iku, u largua.

Spartak Koka: Pra është larguar pas ngjarjes?

Nëna: Pas ngjarjes.

Spartak Koka: Ai thotë që ka qenë këtu dhe kur janë vrarë dy të tjerë, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj, një ngjarje e ndodhur në muajin Mars. Pra, korrenspondon Shtator deri në kohën kur ka ndodhur vrasja e vëllezërit tuaj, nga Shtatori 2019 deri në Prill 2020. Kush e njihte Talo Çelën dhe kush e kishte strehuar nga vëllezërit? Kush kishte marrëdhënie më të afërta?

Motra: Përderisa shtëpia ka qenë e Besmirit, ishte e drejta e atij që në shtëpi të vetë mund të fuste këdo me qira. Hyrja ishte më vete, nuk ishte në një hyrje me babain. Ka pasur hyrje tjetër, nuk hyet nga e njëjta portë, janë dy porta të ndryshme për secilin kat. Kështu që Besmiri e ka strehuar në shtëpi, por pa e ditur se kush ishte personi, pa e lidhur ndoshta figurën me emrin.

Spartak Koka: Ju e lidhni dot çfarë përfaqësonte ky person? Kishit kontakte, kishit dijeni për këtë gjë?

Motra: Jo, ne nuk kemi pasur asnjë dijeni.

Spartak Koka: Flisnit, komunikonit me Talo Çelën?

Nëna: Jo jo nuk flisnim. Unë për atë moment them ka qenë këtu, por se sa i përfshirë është ai ne nuk po akuzojmë personin në fjalë apo persona të tjerë. Atë ja lëmë shtetit, ta gjejë drejtësia se kush ka qenë i implikuar në këto vrasjet e djemve të mi. Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë t’i gjejë ai ata që kanë dhënë urdhër ose që kanë qenë të përfshirë në atë ngjarje për vrasjen e djemve të mi. Këtë intervistë unë e jap për të nxjerrë të drejtën e fëmijëve të mi që s’kanë qenë të implikuar në asnjë gjë. Jo për të mbrojtur askënd, unë s’dua të mbroj, atë e nxjerr drejtësia se kush i ka vrarë djemtë e mi, të gjejnë vrasësit e vërtetë.

Spartak Koka: Cila ka qenë marrëdhënia e Talos me vëllezërit? Kanë pasur marrëdhënie të mirë? Kanë pasur grindje? Çfarë ndodhte?

Motra: Me dijeninë time, duke qenë se ai ka qenë thjesht një qiraxhi, thjesht kanë pasur marrëdhënie të mira, një mirëmëngjes, një mirëmbrëma, nuk di më gjatë të flasë për këtë.

Spartak Koka: Ai thotë që e njihte Besmirin nëpërmjet Altin Ndocit.

Motra: Nuk jap dot një informacion të tillë.

Spartak Koka: Pasi u publikua kjo intervistë e Talo Çelës me pretendimet e tij, a ju kontaktoi njeri nga organet ligjzbatuese dhe nga hetuesit për të thënë është e vërtetë apo nuk është e vërtetë kjo pjesë?

Motra: Pasi është publikuar intervista e Talo Çelës, ne nuk kemi pasur asnjë kontakt as nga shteti, as nga media nga askush.

Spartak Koka: A mendoni se Talo Çela ka qenë i implikuar tërthorazi në vrasjen e të afërmve tuaj? A ka pasur një konflikt që mund të shtynte atë?

Motra: Me dijeninë time, vëllezërit e mi nuk kanë pasur konflikte. Ne nuk kemi akuzuar njeri, nuk akuzojmë njeri. Ne thjesht duam të dali e vërteta, të zbardhet e vërteta për vrasjen e vëllezërve të mi.

Spartak Koka: Duke përfshirë gjithë autorët dhe aktorët e përfshirë?Motra: Duke përfshirë që nga urdhëruesi në qoftë se ka një të tillë dhe deri te ai që ka qenë pjesëmarrës në krim. 

Spartak Koka: Vëllezërit Dumani i njihni? Lul dhe Dashamir Dumani?

Nëna: Jo!

Motra: Jo, as unë.

Spartak Koka: Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdiajn i njihni?

Motra: Jo nuk i kemi njohur.

Spartak Koka: Në asnjë lloj rrethane?

Motra: Në asnjë lloj rrethane.

Spartak Koka: Po Klement dhe Eldi Çala?

Motra: Jo, as ata!

Spartak Koka: Është thënë që Besmiri ka patur njohje me Admir Muratajn, një prej organizatorëve i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit. Keni dijeni ju për këtë gjë?

Motra: Për Besmirin janë thënë shumë gjëra, janë aluduar shumë gjëra.

Spartak Koka: Prandaj jemi këtu që t’i sqarojmë gjithë këto pikëpyetje, dijeni, njohuri që ju keni për vëllezërit tuaj apo për njohjet e vëllezërve tuaj me persona të përmendur.

Motra: Me dijeninë e familjarëve, ne dimë që Besmiri nuk ka pasur njohje me personin në fjalë.

Spartak Koka: Çfarë i lidh vëllezërit tuaj me grabitjen e Rinasit? Kanë patur ndonjë lidhje? Sepse është thënë që dy vëllezërit Haxhiaj kanë patur lidhje të tërthorta me grabitjen e Rinasit.

Motra: Vëllezërit e mi nuk kanë patur asnjë lloj lidhje me grabitjen e Rinasit. Nëse do të kishin pasur lidhje me grabitjen e Rinasit do kishin pasur të ardhura. Dhe kjo nuk do t’i bënte ata të dy të merrnin kredi pas kredie për të hapur një biznes.

Spartak Koka: Pse keni marrë kredi?

Motra: Kemi marrë dy kredi. Një kredi e parë për të filluar aktivitetin vëllezërit e mi në të cilën u vetëpunësuan. Pastaj më vonë është marrë një kredi e dytë me një shumë 40 mijë Euro për të ndërtuar biznesin, për të blerë makina të reja. Se të kesh makina me qira, personi që vjen ta marri do një makinë luksi… Edhe ata nuk arritën dot ta përfundonin atë që kishin nisur.

Spartak Koka: Kush po e shlyen kredinë sot dhe kush po e mban biznesin?

Motra: Biznesi është mbyllur se ne asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka mundësi ta mbante. Kredi për momentin është e pashlyer. Banka vjen çdo ditë dhe kërkon nga familjarët këstet e kredisë për arsye se garant i bankës ka qenë babai i fëmijëve. Dhe si garanci është vënë shtëpia ku ne jetojmë. Për momentin ne nuk kemi pasur mundësi të shlyejmë asnjë këst kredie. Spartak Koka: Pra përtej humbjes së të afërmve ju keni sot edhe një sprovë financiare.

Spartak Koka: Në rast se Talo Çela ka qenë këtu në shtëpinë tuaj në momentin kur ka ndodhur ngjarja; në rast se Altin Ndoci ka ardhur për ngushëllim tek ju, atëherë çfarë po ndodh me këtë dëshmitar të penduar të drejtësisë? Është Klevis Alla i cili ngulmon se të përfshirë në këtë ngjarje është Talo Çela dhe Altin Ndoci. A jeni ju sot të sqaruar për vrasjen e djemve tuaj?

Nëna: Deri më sot asnjë përgjigje nuk e kemi marrë nga shteti pavarësisht se kemi çuar nëpërmjet avokatit disa shkresa atje. Asnjë përgjigje s’na kanë dhënë.

Spartak Koka: Ku keni çuar shkresa?

Motra: Në prokurori kemi dërguar shkresa nëpërmjet avokatit të familjes, por nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Madje familja ka bërë kërkesë edhe për telefonat e vëllezërve për të na i kthyer mbrapsht, dhe akoma nuk kemi marrë një përgjigje.

Spartak Koka: Çfarë ju kanë dhënë dhe thënë deri më sot?

Motra: Nuk na është thënë asgjë.

Spartak Koka: Oltiana, si e shikon këtë histori, këtë mplekse me një nga të shumëkërkuarit Talo Çela, është sot zyrtarisht me vendim gjykate i shpallur në kërkim si vrasës i drejtpërdrejt i vëllezërve tuaj. Ndërkohë mamaja juaj thotë që ai ka qenë këtu dhe ju e provoni që ka qenë këtu. Çfarë mendoni se po ndodh me këtë histori?

Motra: Unë nuk e di se çfarë po ndodh me historinë. Unë, motra e atyre dy vëllezërve, kërkoj drejtësi, se ne kemi humbje të madhe. Neve na është mbyllur dera e shtëpisë, dhe nuk e di cilin rol po luan shteti në këtë mes kur nuk po na jep asnjë lloj informacioni se çfarë është bërë deri ku kanë arritur hetimet për çështjen e tyre.Spartak Koka: Pasi është publikuar intervista e Talo Çelës, unë e kam pyetur me detaje edhe duke qenë shpeshherë skeptik për dëshminë e tij se ishte një dëshmi që befasonte. Pra, nga një i shumëkërkuar me prova shkencore siç thoshte policia e bazuar dhe në dëshminë e Klevis Allës, ai më jepte një version tjetër që paska qenë në shtëpinë tuaj.   

Spartak Koka: Çfarë kërkoni sot 9 muaj pas ngjarjes?

Motra: 9 muaj pas ngjarjes, humbjes së madhe që ne kemi pasur në familje, kërkojmë drejtësi. Dua që e drejta e vëllezërve të mi të dali. Nuk dua që mbi vëllezërit e mi të hidhet baltë për gjëra të tilla që nuk i kanë pasur. Dua thjesht drejtësi, ta di pse u bë dhe kush e bëri.

Spartak Koka: Sot ju jeni të qartë apo të pasqaruar për të vërtetën?

Motra: Ne jemi të pasqaruar për të vërtetën, ne nuk e dimë se çfarë ndodhi, nuk e dimë nga na erdhi. Thjesht duam ta dimë pse.

Spartak Koka: Zonja Marte, çfarë mund të më thuash. I ke pasur djemtë dritë të syve. Është një humbje që askujt nuk do doje t’ia uroje, as armikut.

Nëna: M’u mbyll dera.

Spartak Koka: Sot t’i gjen forcën të flasësh, çfarë kërkon? Çfarë apeli ke për prokurorët dhe ata oficerë policie që po e hetojnë rastin? Çfarë kërkon si nënë?

Nëna: Unë kërkoj nga drejtësi të zbardhet çështja e dy djemve të mi. Deri sa fëmijët e mi s’kanë qenë të implikuar në asnjë ngjarje kriminale, se po të kishin qenë në ndonjë ngjarje kriminale edhe në Shqipëri ose në vende të huaja, ata do të ishin edhe në kërkim që kur kanë thënë se Besmiri ka mbaruar 9 vjet burg në Greqi, 4 në Kosovë, Belgjikë edhe… se nuk po i përmend të gjitha se kanë vënë aq sa djali im do të ishte në burg që 14 vjeç e deri atë ditë që u vra. I kërkoj drejtësisë që të zbardhet çështja e djemve të mi, të dalë sa më shpejt e vërteta se ka 9 muaj që po presim. Sikur të kishin bërë krime, sikur të kishin vrarë në mënyrë makabre dy djemtë e mi, nuk do t’i vrisnin ashtu se as kufomat nuk ja u kemi parë me sy, për 3 orë pa i parë me sy. Të mendojnë se kanë lënë një nënë e një babë duke qarë, motrat e veta dhe një djalë jetim 2 vjeç e gjysmë që s’ka ku të mbështetet, ne jemi të shokuar për ngjarjen që na ka ndodhur.

Spartak Koka: Po Kola, bashkëshorti juaj, si po e përjeton?

Nëna: Ai e përjeton shumë keq. Mezi flet, vjen i mbyllur edhe nuk flet dot as me ne se i ka humbur dy krahët e vetë. Vetëm po marrim frymë. Dua të zbardhet e vërteta. Ne presim përgjigje prej shtetit deri sa fëmijët e mi nuk ishin në ndjekje të ndonjë ngjarje kriminale ose të kishin vrarë njerëz. Asnjë gjë nuk kishin, nuk kanë pasur asnjë konflikt me njeri.

Spartak Koka: Po arsyeja?

Nëna: Atë po kërkojmë edhe ne.

Motra: Arsyen po kërkojmë edhe ne nga drejtësia, pse? Kur ata nuk kanë pasur asnjë precedent penal, nuk kanë pasur asnjë konflikt asnjëlloj gjëje, kanë parë thjesht punën e tyre, familjen e tyre, nuk e do nga erdhi. Këtë duam, arsyen pse u ekzekutuan ata të dy. Cila ishte arsyeja?

Spartak Koka: Ju kërkoni drejtësi, por drejtësia sot që e kemi thënë fjalën tonë ku ka të akuzuar konkret. Çfarë mund të themi tani? Sepse kemi nga një anë një dëshmitar të penduar i cili është i bindur në ato që thotë, i ka dhënë vërtetësinë policisë sepse është gjetur arma e krimit dhe makina e përdorur në atentat. Ndërkohë, ai përmend një emër i cili më pas ka rezultuar se ka qenë në shtëpinë tuaj. Çfarë mund të na thoni?

Motra: Ne kërkojmë nga ai që është shpallur i penduar për policinë, të tregojë të vërtetën e ngjarjes sepse ai e di se kush kanë qenë autorët, le të thotë të vërtetën.

Spartak Koka: Ai thotë të vërtetën që ka qenë Talo Çela?

Motra: Unë mendoj se një person nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht.

Spartak Koka: Sa i besueshëm është për ju kur ky person thotë që mua më kanë thirrur, më kanë kotraktuar për të qenë i pranishëm në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj dhe i ka treguar policisë ku është makina dhe ku janë armët?

Motra: Ai mund të ketë qenë vetë personalisht përderisa e ka ditur ku janë armët dhe makina me të cilën është kryer vrasja, por për pjesën tjetër ne nuk mund të flasim.

Spartak Koka: Zonja Marte, çfarë mund të më thuash për dëshmitarin?Nëna: Për dëshmitarin mund të them se ai të gjejë edhe urdhëruesin deri sa flet për njërin për tjetrin jo ka qenë në makinë, jo ka qenë para-mbrapa, për persona të tjerë, të tregojë të vërtetën se ai i di të gjitha. I di ai përderisa janë gjetur armët edhe makina, i di të gjitha, që nga organizimi i ditës së parë edhe deri në ekzekutimin.