Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar pamjet e një atentati të mbetur në tentativë në qytetin e Vlorës. Ish-mësuesi i fiskulturës, Eljus Thartori, po qëndronte në ballkonin e shtëpisë kur ndaj tij u qëllua nga distanca me snajper! Nga kjo ngjarje Eljus Thartori mbeti i plagosur. Emisioni Uniko disponon pamjet e këtij atentati që ka ndodhur pasditen e 30 Gushtit 2019 në qytetin e Vlorës.