Një vit nga vdekja e dyshimtë e Sonila Cani (Nazo) në Torino të Italisë, sot më 4 Prill 2022 familjarët kanë kujtuar të bijën e tyre.

Gazetari Spartak Koka ka qenë të hënën në fshatin Tozhan të qarkut të Beratit, së bashku me prindërit e Sonila Nazos, për të nderuar kujtimin e saj.

Një vit nga vetëvrasja(?) e Sonilës, prindërit presin ende përgjigjen e hetimeve dhe drejtësi për vajzën e tyre. Ata thonë se tashmë fokusi i tyre është tek nipi, tek Teko i vogël, por njëkohësisht bëjnë premtim edhe se të drejtën e vajzës së tyre do ta venë në vend.