Unikon nga Spartak Koka publikon pjesën e 4-t të serisë së emisioneve “Kush e vrau Sonilën në Torino”.

Në këtë pjesë u japim përgjigje disa pikëpyetjeve dhe të dhënave të tjera që lidhen me ditët para dhe pas ngjarjes. Përse Kreshniku kishte shenja në fytyrë, kush e kishte çjerrë?

Çfarë kishte ndodhur gjatë kohës kur ai kthehej në shtëpi? Përse nuk korrenspondojnë oraret e kthimit në banesë mes asaj që ai deklaron dhe asaj që tha shoku i tij të cilin ai tashmë e akuzon së bashku me nipat e tij që të kenë vrarë Sonilën.

Gjithashtu është publikuar edhe intervista e vajzës që Kreshniku akuzon se mund të jetë e përfshirë në vrasjen e Sonilës.

Ajo udhëtoi nga Milano drejt Torinos për të rrëfyer versionin e saj të ngjarjes për vdekjen e Sonilës dhe përse ndodhej në Torino të dielën e 21 Marsit ditën kur u gjet e vdekur 20-vjeçarja. /tvklan.al