Tre javë nga zhdukja misterioze e dy 46-vjeçarëve në Çukë të Sarandës, policia nuk ka arritur të zbulojë ende se cili është fati i tyre.

Leonard Thodhori dhe Fatmir Krasniqi dyshohet që të jenë rrëmbyer dhe të jenë vrarë. Policia ka bërë disa kontrolle në Xarrë, Vrinë dhe Shëndëlli, por nuk ka asgjë konkrete.

Një 28-vjeçar i quajtur Sofokli Baxheri është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është person që ka dijeni për ngjarjen.

Emisioni Uniko ka intervistuar nënën e Leonard Thodhorit, e cila tregon momentet e fundit me të birin dhe çfarë i ka thënë ai.

Cili dyshohet që të jetë motivi i ngjarjes? Fakte dhe dëshmi zbulohen në këtë emision.

Zhdukja e 2 personave, nëna e Koçoles flet për Uniko nga “toka e pretenduar”: Asnjë nuk e ka me letra

Evanthia Thodhori, nëna e Leonard Thodhori apo të quajtur “Koçole”, ka folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus për zhdukjen e djalit të saj dhe shokut të këtij të fundit, Fatmir Sulovari.

Së bashku me gazetarin Spartak Koka, ajo ka shkuar në tokën që pretendohet të jetë burim i dyshuar konflikti. Pikërisht në këtë vend, u gjet e parkuar makina e Koçoles kur dhe u ngrit alarmi për zhdukjen e dy personave.

Nëna e Koçoles thotë se tokën në fjalë nuk e posedon asnjë me dokumente pasi janë të Pyjores.

“Ata që kishin këtë tokë janë në Angli. Këto toka janë të Pyjores, nuk i ka asnjë me letra. Na çoi në polici vajza e tij, edhe tha e mori Koçolja tënd, ajo është e babait tim, ma ka lënë pronë. Po ato s’i ka asnjë, janë të Pyjores i thashë unë. Erdhi policia, mori djalin tim, i prishi ato tullat”, u shpreh Evanthi Thodhori. 

“Po mungova 2 ditë qaje Nardin”, nëna e Koçoles zbulon bisedën e fundit me të birin

Nëna e Leonard Thodhorit në Sarandë ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me të birin para se ky i fundit të zhdukej.

Në një intervistë për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, Evanthia Thodhori zbuloi fjalët e fundit të të birit.

“Nëse mungoj 2 ditë qaje Nardin dhe denonco në polici”. Këto fjalë i ka thënë Leonard Thodhori nënës së tij një ditë para se të zhdukej.

Prej pothuajse 3 javësh, Leonard Thodhori dhe shoku i tij Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur. Dyshohet që ata të jenë rrëmbyer dhe vrarë.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë konflikti për një tokë në Sarandë dhe një pagesë e bërë prej 21 mijë Eurosh.

Evanthia Thodhori: Niko Beduli është shoku i Leonardit më i ngushti, vinte hante në shtëpinë time, pinte.

Spartak Koka: Pra, këtë tokë e kanë bërë si të tyren Niko Beduli shoku i tij i ngushtë dhe Leonard Thodhori, djali juaj.

Evanthia Thodhori: Po. Ke të drejtë tani të hysh në Hipotekë, se mua nuk më tregojnë.

Spartak Koka: Këtu thuhet që për këtë tokë janë paguar 21 mijë Euro. Do merreshin dhe para të tjera të pashlyera për këtë tokë.

Evanthia Thodhori: Po. Po kush i ka?

Spartak Koka: Niko Beduli ishte bashkëpronar?

Evanthia Thodhori: Qe bashkëpronar. Niko Budali ka prona në Gjashtë, ka në Metoq.

Spartak Koka: U tha që ata së bashku e kanë shitur këtë tokën.

Evanthia Thodhori: Po bashkë.

Spartak Koka: Djali të ka shprehur ndonjë frikë?

Evanthia Thodhori: Më tha mua, po mungova 1 ditë tha, po mungova 2 ditë qaje Nardin, po ik në polici denonco. Dakort. Unë vajta menjëherë. Të enjten paradite erdhi më mori me makinë, më tha mua do vish të flesh lart te motra tënde që është vetëm. Do vij bir i nënës i thashë. Erdhi më mori. Në makiën kishte Ylli Gjinikën. Data 6 që erdhi ai. S’kishte humbur Nardi akoma. Po këtë ku e çon ti i thashë unë? Po ti e di o plakë që e kam shok unë atë tha, ne jemi vëllezër. Tha ai unë do vete ta ruaj Koçolen. Pse, i thashë unë? Po ja kështu të vemi bashkë. I thashë unë, o Nardi sonte e do çelësin? Jo tha. Nuk e mori. Më çoi para te Miri. Miri rrinte tek ai lokali. Fatmir Sulovari. Ky pinte raki atje. Ai s’e ktheu kokën, nuk zbriti fare Leonardi. Më tha mua jepi çelësin Mirit se i vjen turp nga ty që të rrinte në shtëpi. I them unë o Miri merr o floriri nënës, merre çelësin mos ta marr unë. Ai përfundimisht nuk e mori. S’e mori, as ai as Nardi. Ku vajti Nardi pastaj? Miri qëndroi atje, ai erdhi këtu me makinën që kishte.

Shoku i Leonard Thodhorit: Koçolja kishte frikë, 3-4 ditët e fundit nuk dilte vetëm  

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka zbardhur dëshminë e shokut të Leonard Thodhorit, 46-vjeçarit që së bashku me mikun e tij Fatmir Sulovari janë të zhdukur prej më shumë se 3 javësh në Sarandë.

Y.Gj., miku i Thodhorit ose Koçoles, ka qenë një nga personat që ka qenë me të ditët e fundit para se të zhdukej.

Ai thotë se Koçolja ka qenë i frikësuar dhe 3-4 ditët e fundit nuk dilte vetëm por i shoqëruar.

Y.Gj: Nënën e Leonardit tek e motra e kam dërguar të mërkurën pasdite. Unë jam në timon më tha mua Koçolja. Do vish dhe ti me mua të shkojmë ta marrim (Fatmirin) deri në Kardhiq. Unë jam në timon më tha dhe të mbash ti armën (pistoletën) që ta kemi me vete në kthim.  E mirë i thashë. Shkuam e morëm në zonën e Ujit të Ftohtë. E morëm dhe erdhëm. Rrugës i thotë Miri, Koçoles ke bërë muhabet tamam me njerëzit për vendin, pasi kishte një vend për të shitur (Koçolja). Po i thotë ai kemi bërë muhabet tamam. Tani do vemë tek ai djali tek lokali që bëmë lidhjen me blerësin ne.  Tek Endri ky që ka lokalin këtu përballë Rivierës. Do vemi të bëjmë prapë muhabetin. Zbresim atje  ne dhe ndalon “Golfin”përpara atje. I tha Koçolja Mirit mos hajde ti se trembet ai, do vete unë. Unë kam ndejtur me Mirin jashtë makinës në krah të lokalit 10- 15 minuta. Kur erdhi i tha Miri ç`bëre? I tregoi telefonin Koçolja. Më hodhi një.. ka ca programe që hedhin.

Gazetari: Aplikacione? Me kë do fliste?

 Y.Gj: Se tokën nuk do e blinte Endri por një tjetër.

Gazetari: Kush është tjetri ?

Y.Gj: Një Ledi, Ledi… Unë e njoh këtu e 10 vjet. Ka nja 20 mijë mandarina. I ka në Xarrë dhe në Vrinë. Ky është i mpleksur me atë çështjen e atij Sadikajt (Aleksandër) nga Memaliaj. Ky ka qenë shok me Edmond Papën? 

Y.Gj: Ledi do blente vendin siç thoshte Endri. Por dhe Niku Beduli (shoku i Koçoles) kishte folur dhe ai me Ledin. Copë muhabeti i kishin marrë dhe lekët.

Gazetari: Kush ia kishte marrë ?

Y.Gj: Koçolja dhe Niku i kishin marrë ca lekë paradhënie atij. 15-20 mijë Euro. Ia kishin marr si tip paradhënie. Unë kur dola nga fundi i muajit Shkurt nga burgu dëgjoja muhabete tavolinash. Që më mirë tokën, ju i keni marrë tokën e zëmë filanit më mirë ta marri ai që i keni marr lekët paradhënie se sa ta marri x.

Gazetari: Pra Niku me Koçolen donin ta shisnin prapë?

Y.Gj: Po pra muhabetet që bënin.

Y.Gj: Vajtëm tek shtëpia e Koçoles pastaj. Ia ta them copë unë pinim kokainë edhe unë kam pirë. Pimë e morëm prapë. Nikun e takoj ditën tjetër Koçolja.

Gazetari: Çfarë u diskutua tjetër?

Y.Gj: Edhe të martën edhe të mërkurën këto muhabete u bënë. Muhabetet e tokës. Hë i tha Miri (Fatmiri) ç`bëre i tha. Do të kontrolloj portat e vendit dhe nesër do mbarojmë.

Gazetari: Po letra nuk kishte ajo tokë?

Y.Gj: Kishte ca letra. I kam parë unë letrat. I kishte thënë ky Endri sikur i kishte thënë Ledi që unë nuk dal dot por do vij njëri nga Tirana do të kontrollojë letrat dhe do t`iu sjellë dhe lekët.  8 mijë Euro dhe 2 -3 milionë lekë të tjera se i kishin marr dhe më para. Se këtu bërën dorëheqje se mirë ata që morën lekët më para dhe s`duken më. I ngelën Koçoles tani. Ku ikën 20 mijë Euro kush i mori.

Gazetari: Kush i ka marr 20 mijë Euro?

Y.Gj: Sa do të ketë marrë Koçolja. Ai i ka ndarë me të tjerët.

Gazetari: Me kë ?

Y.Gj: Me kë e kishte tokën?

Gazetari: Me Nikun?

Y.Gj: Ëëë.

Gazetari: Po Miri (Fatmir Krasniqi) çfarë interesi kishte ?

Y.Gj: Po Miri vinte nga puna e diskos dhe vinte e rrinte dhe nga Koçolja.

Person: Mirin e ka marr për të fort ai. Përdorte emrin e Mirit ai (Koçolja). Miri ka ardhur për hallet e veta.

Y.Gj: Të mërkurën në darkë i thotë  Koçolja, nesër do i kthejnë përgjigje këtij Endrit që nëse letrat janë në rregull do merrni dhe kaq lekë sa iu takojnë.

Y.Gj: Koçolja kishte 3-4 ditë që nuk dilte vetëm. Kishte si frikë. Frikë nuk e di nga kush. Frikë se kishte fiksimet e kokainës apo nuk e di. Shiko çfarë makine është kjo. Përse ndaloi këtu, përse ndaloi atje, i pe gjë targat?  

Y.Gj: 4-5 ditë para Niku bëri dorëheqje. I tha Koçoles s’kam punë me tokën, s`kam punë me ty, mos më bjer më në qafë.