Ditën e premte u njoftua nga mediat se një shqiptar kishte mbetur i vrarë në Guayaquil të Ekuadorit. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin nga njësia administrative Baldushk të Tiranës. Tresa më datën 6 Dhjetor do të festonte dhe 40-vjetorin e lindjes. I ikur në emigrim prej shumë vitesh, si në Itali, Belgjikë, Angli, Adriatik Tresa që prej vitit 2013 ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut e më konkretisht në Ekuador, ku dhe ishte martuar dhe kishte krijuar jetën e tij.

Por le të ndjekim konkretisht çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Materiali i referohet raportimeve të mediave ekuadoriane, që i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë përgjatë 3 ditëve të fundit atentatit mafioz ndaj shqiptarit.

Kush është Adriatik Tresa? Pasi u mësua identiteti i tij vërtetë, dolën dhe të dhënat rreth tij vendlindjes dhe background-it të tij.

Më 11 Prill 2013, në Guayaquil në Ekuador në zonën e La Atarazana, një atentat i armatosur i mori jetën një prej gazetarëve më të njohur ekuadorian. Por çfarë e lidhte Adriatik Tresën me këtë ngjarje dhe përse u arrestua?

Atij iu gjet dhe një dokument, si anëtar ndërkombëtar i një organizate joqeveritare, që për 30 vjet ka punuar në Ekuador në shpërndarjen, edukimin dhe denoncimin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë banorët e këtij vendit.

Ndiqni detajet e zhvillimeve të raportuara gjatë 7 viteve të fundit nga mediat e shtetit të Amerikës së Jugut rreth kësaj historie.

Në vitin 2010, një raport i autoriteteve shqiptare, e paraqiste Adriatik Tresën një ndër 7 personat që po u hetohej pasuria në Shqipëri. Pasuri që dyshohej e ngritur nga aktiviteti kriminal dhe që bazohej nga një letër porosi e mbërritur nga autoritetet londineze.

Por numri i shtetasve me kombësi shqiptare të vrarë në shtetet e Amerikës së Jugut është i lartë dhe i pangjashëm, me periudha kohore të mëparshme. Nga 2017 deri në vitin 2020 janë 4 të vrarë dhe 1 plagosur, ku përveç njërit që është vrarë në Kolumbi, të gjitha ngjarjet e tjera kanë ndodhur në Ekuador./tvklan.al