Sonte në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus do të ndiqni një vëzhgim nga banesa ku strehoheshin dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të dyshuar nga Prokuroria si organizatorë dhe pjesëmarrës në grabitjet e milionave në aeroportin e Rinasit.

Dëshmi ekskluzive nga fqinjët e tyre, të cilët rrëfejnë se si dy vëllezërit nga Elbasani arrinin të fshiheshin, si jetonin dhe çfarë ndodhi mëngjesin e 19 Marsit kur policia ndërhyri në banesën ku strehoheshin dy të shumëkërkuarit. Kush i tradhëtoi ata? Si u zbuluan pas maskimit perfekt? Çfarë gabimesh bënë? Cilët persona të tjerë jetonin me ata në apartamentin e katit të 5-të buzë detit në Qerret?

Çfarë deklaruan ata pas marrjes në pyetje nga hetuesit? Përse operacioni u konsiderua “Të Fundit” kur në kërkim janë edhe dy të dyshuar të tjerë, Talo Çela dhe Aleks Pepa, si pjesë e grupit të grabitësve të parave në pistën e Rinasit?

Për këto dhe më shumë, në orën 21:00 në ekranin e Klan Plus, së bashku me gazetarët Arsen Rusta nga Report Tv dhe Xhevahir Zhabina nga Euronews Albania! /klanplus