Stafi i emisionit ‘Uniko’ në Klan Plus ka ndjekur nga afër situatën në një prej zonave të konsideruar si vatër e koronavirusit. Ne udhëtuam drejt fshatit Dërmenas të Fierit, aty ku ndodhet një familje e përbërë nga 3 anëtarë dhe që ka rezultuar e infektuar me virusin COVID-19 pasi ishte kthyer nga Italia.

Tre të prekurit nga koronavirusi në Dërmënas janë kryefamiljari E.S. 61 vjeç, bashkëshortja E.S. 51 vjeç dhe vajza B.S. 21 vjeç.

Ata janë kthyer në vendlindje nga Italia dhe  që ditët e para kanë filluar të shfaqin simptomat e sëmundjes si dhimbje koke, temperaturë dhe kollë.

Fillimisht janë vizituar tek mjeku i qendrës shëndetësore, i cili i ka drejtuar për tek Spitali i Fierit dhe pas dyshimeve nga ana e tyre ata i janë nënshtruar analizës që i ka nxjerrë pozitiv.

Mjeku i fshatit është vetëkarantinuar, ndërsa dhe mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit që kanë pasur kontakte me ta, kanë zgjedhur të vetëkarantinohen nga frika se mund të jenë prekur dhe ata.

Gjendja e gruas paraqitet me e rëndë dhe ajo është aktualisht e shtruar në repartin Infektiv pranë QSUT.

Ndërsa, fatmirësisht bashkëshorti së bashku me vajzën janë në gjendje të stabilizuar dhe janë të karantinuar në banesën e tyre.

Sic e shihni dhe nga këto pamje të filmuara me dron nga emisioni UNIKO, dy pjesëtarët e prekur të familjes janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren me përkujdesje ndaj shtëpisë.

Në pamje duket se ata kanë larë të gjithë rrobat e shtëpisë dhe kanë dizinfektuar gjithçka deri në tarracë.

Të afërmit e familjes përkujdesen për t’ju gatuar dhe për gjithçka tjetër ju nevojitet, ndërsa mbajnë kontakt intensive dhe me mjekët.

Ne si emision i urojmë kësaj familje shërim sa më të shpejtë dhe të mbarë .

Frikë jo, kujdes po! 

/klanplus