Familjarët e Pëllumb Metës, 49-vjeçarit që u vra nga fëmijët e tij në Durrës, kanë thyer heshtjen dhe kanë folur për herë të parë në media.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, vëllai, motra dhe djali i xhaxhait të Pëllumb Metës tregojnë më shumë rreth marrëdhënieve familjare brenda familjes Meta.

Ata bëjnë akuza tronditëse dhe të rënda në adresë të kunatës së tyre, bashkëshortes së të ndjerit Pëllumb Meta, e cila aktualisht po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.