Sonte në emisionin ‘Uniko’ nga Spartak Koka në Klan Plus u trajtua atentati mafioz ndaj 26-vjeçarit Kristian Breshanaj në Vlorë. Cilat janë 3 pistat e hetimit dhe përse në vrasje të tilla në Vlorë po përdoret makina tip BMW nga atentatorët e këtyre ngjarjeve? I ftuar në studio ishte gazetari Enrik Mehmeti.

Në pjesën e dytë u trajtua një vrasje e ndodhur në vitin 2016. Nëna e të ndjerit tregon pamjet si i vranë djalin dhe zbulon kush janë autorët.

Në pjesën e tretë të emisionit, gazetari i kronikës së zezë Jul Kasapi dha të rejat më të fundit për vjedhjen e 250 milionë Lekëve të biznesmenit në Tiranë. /klanplus