Uniko – Pikëpyetjet e përdhunimit të 17-vjeçares

Uniko – Pikëpyetjet e përdhunimit të 17-vjeçares

22:07 27/04/2020

Një adoleshente, që sot është 17 vjeç,  pretendon se është abuzuar në moshë më të hershme. Sipas denoncimit që vetë e mitura ka bërë në polici në datën 21 Prill, ajo pranon se me të është abuzuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare.

Për këtë ajo ka denoncuar komshiun e saj, 72-vjeçarin Bajram Tusha si dhe dy të moshuar të tjerë të moshës 63 vjeç me inicialet B.L. dhe 54 vjeç me iniciale M.P. Deri në këto momente që flasim është arrestuar dhe është lënë në burg nga Gjykata e Sarandës vetëm Barjam Tusha.

Me të drejtë çdokush nga ju mund të shtrojë pyetjen përse vajza vendosi të denoncojë abuzuesin pas kaq vitesh? Po familja e adoleshentes çfarë roli ka luajtur dhe a i ka dhënë mbështetjen e mjaftueshme vajzës për të gjetur kurajën që të tregonte me gisht fqinjin e saj, që në fakt duhet theksuar se nuk është një ngjarje e lehtë për ta denoncuar publikisht, aq më tepër në një qytet të vogël si Saranda.

Këto pikëpyetje dhe shumë të tjera i ngritëm edhe ne si staf i emisionit. Për këtë arsye ne udhëtuam drejt qytetit bregdetar për të kuptuar më mirë këtë problematikë.

17-vjeçarja  prej një muaj e gjysëm ka nisur një histori dashurie me një djalë 34 vjeç, banor i fshatit Gjashtë. Në Sarandë na thanë nën zë se ndoshta vajza ka gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e të dashurit. Ajo gjeti guximin t’i tregonte atij periudhën e errët të jetës së saj. Pikërisht ky djalë e ka shtyrë adoleshenten që të denoncojë komshiun e saj 72-vjeçar.

Por kush është ky djalë? Çfarë përfaqëson ai? Si e ka pritur familja e 17-vjeçares lidhjen me këtë djalë disa vite më të madh në moshë? Çfarë ka ndodhur mes tyre?  Cili është konflikti i mëhershëm mes të dashurit të vajzës dhe përdhunuesit të pretenduar 72-vjeçar ? Çfarë e lidh të dashurin e vajzës me vdekjen e djalit të të moshuarit në burgun grek të Koridhalos?

Po kështu, shtrojmë pyetjen edhe për prindërit e adoleshentes, se çfarë raporti kanë ata me 72-vjeçarin Bajram Tusha që akuzohet se ka abuzuar me vajzën e tyre? Çfarë ka ndodhur mes këtyre dy familjeve disa vite më parë?

Këtyre pyetjeve do t’u japim përgjigje. Në vijim të emisionit do të transmetojmë intervista dhe do të paraqesim fakte, si dhe do të mundohemi ta shikojmë të gjithë këtë histori në një këndvështrim tjetër. /klanplus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo