Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus do të transmetojë sonte të tjera materiale ekskluzive për fatin e Renit të Elbasanit, këngëtarit të njohur të tallavasë.

Pas publikimit të videos ekskluzive të momenteve të fundit përpara zhdukjes së Renato Hamza, sonte do të transmetohen të tjera pamje të Renit, të cilat ngrenë disa pikëpyetje.

Një vrasje e ndodhur në Shijak dhe një foto në një lokal pritet të hedhin dritë mbi pistën kryesore të zhdukjes së këngëtarit të tallavasë.

Për të mësuar më shumë, ndiqni pas pak emisionin “Uniko” në ekranin e Klan Plus! /klanplus