Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi të hënën pjesën e 2-të të konfliktit 20-vjeçar për rrugën mes 4 familjeve në qytetin e Krujës. Familjet e Muharrem Stafës, Shaban Kaziut, Maliq Xhafës dhe Xhevahir Myrtajt prej vitit 2003 e deri në ditët e sotme enden dyerve të gjykatave për këtë rrugë, pasi nuk po e zgjidhin dot nëse rrugica prej 100 metra katrorë që lidh shtëpitë e tyre është rrugë kalimi apo jo.

PJESA  1 – Sherri 20-vjeçar për rrugicën mes 4 familjeve në Krujë – https://www.youtube.com/watch?v=IdTIjTUTnEw&t=574s