“Jeta ime kaq e pati”, mesazhi që la Feimi para se të gjendej i vdekur

Feim Lilo 28 vjeç u gjet i vdekur në banesën e tij në Itali në Nëntor 2021, pikërisht në ditën e lindjes së tij. Ai ishte vetëvarur, sipas policisë italiane, ndërsa familja e tij që jeton në fshatin Alarup të Pogradecit nuk ka informacion se çfarë po ndodh me hetimet.

Për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus kanë folur nëna, vëllai dhe motra e viktimës.

Vëllai i Feimit, Denisi, thotë se pronari shqiptar ku punonte vëllai i tij i ndjerë ishte personi që zbuloi trupin e pajetë të 28-vjeçarit.

Sipas tij, para se të gjendej i vdekur, Feim Lilo i kishte dërguar një mesazh pronarit të tij, të cilit i thërrasin Mirko, por që emrin e ka Jetmir.  

Denis Lilo: Kam mesazhin e fundit thotë, siç tha italiani, që m’i bëj hallall të gjitha, kaq qe jeta ime. Tha po të duash këtë mesazh e kam.

Spartak Koka: Kujt ia kishte dërguar?

Denis Lilo: Mirkos, pronarit. Ia kishte dërguar. Po të duash tha ta dërgoj unë këtë mesazh. Po kështu më ka thënë, m’i bëj hallall të gjitha çfarë kam bërë e çfarë s’kam bërë, jeta ime kaq e pati, deri këtu qe.

Spartak Koka: E ke ti këtë mesazh?

Denis Lilo: Jo.

Spartak Koka: Pse?

Denis Lilo: Nuk e kam këtë mesazh.

Nëna e viktimës: Na e tha me gojë ai neve pronari.

Denis Lilo: Tani nuk e dimë e ka a jo, por siç na ka thënë që e kam këtë mesazh.

Flet pronari i shqiptarit që u gjet i vdekur në Itali: Luante bixhoz dhe pinte drogë

Jetmiri (të cilin e thërrasin Mirko) është pronari shqiptar i një Fast-Foodi në Itali i cili kishte punësuar Feim Lilon, 28-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vdekur në 29 Nëntor 2021 në shtetin italian, pikërisht në ditën e tij të lindjes

Familjarët e Feim Lilos thanë në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus se nuk kanë asnjë informacion për hetimet në lidhje me vetëvrasjen e pretenduar. Ata deklaruan gjithashtu se pronari ku punonte familjari i tyre, pas vdekjes së Feimit, u kishte thënë se ky i fundit i kishte dërguar një mesazh në telefon ku shkruante m’i bëj hallall të gjitha, jeta ime kaq e pati”.

Uniko ka kontaktuar me Jetmirin, i cili në një lidhje përmes videos ka deklaruar se kohët e fundit Feim Lilo kishte krijuar varësi nga bixhozi dhe droga. Jetmiri ishte personi që lajmëroi policinë pasi Feimi nuk i përgjigjej në telefon dhe 28-vjeçarin e gjetën të vdekur në banesë.

Spartak Koka: Ju jeni personi i cili keni punësuar për disa kohë Feim Lilon. I keni dhënë punë, i keni dhënë mundësi që ai të kishte një punë fikse në Bari. A mund të ma përshkruash si ishte si tip Feimi? Si erdhi tek ju? Si u punësua tek ju?

Jetmiri: Feimin unë e mora nga Bari, a ishte pa punë edhe e mora në Bari për të punuar. Ishte pa dokumente pa gjë, i bëra dokumentet, i bëra të gjitha. Pastaj mori nusen, bënë fëmijë. Punonte, vinte te bari, ishte mirë fare. Punonte, çun i mirë, gjithë të mirat. Pastaj ditët e fundit unë s’dija se kishte..kishte ca probleme, luante …

Spartak Koka: Luante çfarë?

Jetmiri: Luante bixhoz.

Spartak Koka: Me makineta?

Jetmiri: Po, makineta, gërvisht dhe fito. Pastaj kohët e fundit zbulova se po bënte dhe drogë, në fund e zbulova, e la dhe gruaja pastaj, e la për këto punë. Nuk i çonte lekë te shtëpia, merrte nusja e vetë gjithmonë në telefon, e linte pa bukë, pa qumësht çunin. Kështu kur e kam parë unë, unë e kam parë si vëlla….unë desha ta ndihmoja shumë por nuk donte. Pastaj kohët e fundit nuk punonte mirë. Para 3-4 vitesh unë isha në Shqipëri më bëri një dëm. Më mori 7 mijë Euro i futi në makineta.

Spartak Koka: Dhe ju e mbajtët prapë?

Jetmiri: Prapë e mbajta, por e përzura 2-3 ditë, pastaj m’i lau nga 100-200 Euro në javë, filloi pastaj të m’i lajë mirë. Pastaj filloi prapë me këto punë. I thashë o Feim, se e kam pasur si vëlla, e kam mbajtur jo si punëtor po si vëlla fare. Nuk i dilnin edhe lekët se luante makineta, luante gërvisht dhe fito. Pinte dhe drogë, pinte dhe drogë. Ajo e prishi të gjithë. Drogë me hundë.. kokainë.

Spartak Koka: Sa lekë merrte tek ti për punën që bënte? Sa paguhej?

Jetmiri: Unë i jepja 1300 Euro në muaj. 300 Euro në javë, aq. 1300 Euro në muaj.

Spartak Koka: Dhe çfarë pune bënte tek ju?

Jetmiri: Fast-food.

Spartak Koka: Ditët e fundit të tij ka punuar tek ju?

Jetmiri: Po. Deri ditën e fundit. Ditën e fundit ka ndodh kjo gjë, ka qenë më 29 Nëntor, ditën e ditëlindjes, atë ditë më tha të bëj pushim? Bëje, si mos ta bësh pushim, se një herë në javë bëjmë pushim. E bënim me turne. Një herë ai, një herë ai çuni tjetër, e bënin me turne. Edhe atë ditë që e bëri pushim, nuk e di ku ka shkuar, unë isha në punë. Nga ora 10 mori në telefon, a mund të më çosh 5 birra tha, dhe ndonjë panine. I thashë, o Feim prit se kam ca punë, të lirohem t’i çoj. I shkova, i çova çunin tjetër italian që punonte me mua, shkova atje te citofoni t’i bija ziles, edhe nuk e hapte. O s’ishte në shtëpi o nuk e di ku ishte ikur. E mori në telefon ky italiani më tha nuk ma hap citofonin. Hajde ktheu mbrapsht i thashë unë,  ç’a do bëjmë. Mbaruam punë nga ora 2 e gjysmë, 3, edhe kur shoh në orën 3 e gjysmë të natës më çojnë mesazh mua, o Jetmir ma bëj hallall. Unë thashë tani ka bërë ndonjë gjë se i merrte një klienti lekë borxh. Thashë ç’a ka bërë tani. Ku e dija unë se kishte bërë këtë punë. Ma bë hallall. I thashë o Feim çfarë ke bërë, ç’a ke i thashë unë, pse ma thua këtë llaf ma bë hallall i thashë unë. I kanë edhe mesazhet karabinierët, se familjarët nuk e kanë tërhequr telefonin, i kam thënë 100 herë hajde tërhiqni telefonin se gjithë mesazhet i ka në telefon ai.

Spartak Koka: Po ti e ke këtë mesazh?

Jetmiri: Mesazh këtë unë s’e kam se unë punoj me telefon edhe më fshihen, kam vënë atë që më fshihen. Kishte të keqen se njihte ca njerëz aty te fast-food, ju kërkonte lekë borxh. I kërkonte njërit 50 Euro, 100 Euro, 200 Euro, kam çunin sëmurë, kam mamin në spital, tregonte gjëra që…

Spartak Koka: Kur e mësove që Feimi kishte ndërruar jetë, kur fillove të shqetësoheshe?

Jetmiri: Që të nesërmen kam shkuar te shtëpia, shkova te shtëpia të nesërmen prapë në orën 5 e gjysmë. Ai s’ma hapte telefonin. Kishte vënë telefonin në karikim, e me dridhje e kishte lënë telefonin. Edhe prapë unë shkova pastaj herën e dytë prapë, herën e tretë prapë. Thashë o ka ikur për Shqipëri. I çova mesazh edhe vëllait të vetë… Ditën e katërt shkova bëra denoncim te karabinierët. Shkova me karabinierët, me makinën e tyre shkuam te shtëpia. Filluan të hapnin derën me atë shefin e madh, nuk hapej se ishte me kyç nga brenda, kishte kyçin se këto janë porta të blinduara që kanë në mes kyçin nga brenda që mbyllet. Morën zjarrfikësen dhe e hapën ata nga dritarja se dera nuk hapej prapë. Hynë nga dritarja. Hynë brenda, e panë, ishte i varur. E gjetën të varur. 

Spartak Koka: Të varur me litar?

Jetmiri: Jo me çarçaf. Unë e pashë, i thashë unë edhe atij shefit po nuk e pashë unë mos e ulni poshtë. Jo tha nuk ulet poshtë se kanë ardhur doktorët. Kishte një shtëpi 2-katëshe. Kishte vënë çarçafë ai edhe e kishte lidhur edhe ishte hedhur nga shkallët. Siç thanë ata. S’ka kush ta vrasi thanë, erdhën 10 ambulanca, erdhi doktori dhe konkluduan se është vrarë vetë.

Spartak Koka: Po për cilën arsye mund të vetëvritej Feimi?

Jetmiri: Arsyeja ishte mbledh. Arsyeja ishte çik dhe çuni. Ai për çunin e kishte se nuk e shifte çunin, nuk fliste me çunin. Pastaj ishte mbushur plot me borxhe. Plot, plot, plot borxhe. Nuk e di çfarë ka bërë ditën e ditëlindjes, nuk e di çfarë ka bërë. O ka qenë me njerëz të tjerë siç thoshte vëllai i atij, unë s’e di, Feimi nuk tregonte se unë i bërtitja mos rri me italianë me njerëz që s’duhet.

Spartak Koka: Feimi me kë jetonte?

Jetmiri: Vetëm, vetëm, në shtëpi vetëm jetonte.

Spartak Koka: Në shtëpi vetëm. Ai kishte, siç më tha nëna e tij, ai e kishte telefonuar atë ditë më 29 Nëntor dhe kishte qenë i lumtur dhe ju kishte thënë që kishte marrë dokumentet italiane. Çfarë dokumentesh ka marrë?

Jetmiri: Ai dokumentet i ka pasur, i ka pasur qëkur. Po priste t’i dilnin, t’i dilnin… i kishte futur prapë për rinovim.

Spartak Koka: Ndërkohë, siç thotë nëna dhe vëllai, ai na ka thënë ne që do ta festonte ditëlindjen me 3 shokë.

Jetmiri: Nuk e di, atë nuk e di. Mua s’më ka thënë gjë. Mua nuk më ka thënë asnjë gjë. Unë, tha do shkoj të bëj pushim dhe do dal sot për ditëlindje. Pastaj ne i thamë familjes, dajës së vet, ata s’kanë ardhur kufomën ta shikonin. I kemi marrë në telefon, i kemi bërë të gjitha, të gjitha i kam bërë unë. Unë me shokët e mi. Të gjitha. E kam çuar në Shqipëri, e kam bërë, të gjitha vetë i kemi bërë. S’kanë ardhur. I morëm në telefon si motrën, si vëllain, si nënën, daja. Llogarit, daja në Itali rrinte dhe s’ka ardhur. Pas 3 ditësh ka ardhur daja.

Spartak Koka: Po shpenzimet i mbuluat ju për ta kthyer kufomën në Shqipëri?

Jetmiri: Shpenzimet i kemi mbuluar ne, plus i kam dhënë 1000 në kafe familjes, plus kemi mbledhur gati 11 mijë Euro për Feimin, pra me shokë me të gjithë, shqiptarë, italianë, jemi mbledh. Edhe 3 mijë e ca Euro i kam dhënë nuses për çunin e vetë.

Spartak Koka: Po nusja e vetë, tha nëna e Feimit, nuk kishte vajtur në varrim?

Jetmiri: Jo, s’ka ardhur në varrim. Se e kishte lënë. Kishte frikë të vinte, ma tha mua. S’vij dot se kam frikë s’më lënë edhe prindërit, tha. Se ishte lënë me Feimin, kishte 2 vjet që ishte lënë me Feimin ajo.

Spartak Koka: Po përse e kishte lënë?

Jetmiri: Për këtë punë, që Feimi e linte pa bukë, nuk çonte lekë, i erdhën 2-3 herë vjehrri i Feimit donte ta merrte, ia rregullova unë i thashë prit se do ndërrojë Feimi se të gjithë kemi gabuar. Nuk ndërronte. Për këtë punë është lënë. Mund ta pyesni edhe nusen.

Spartak Koka: Ku banoni dhe punoni? Në Adelfia?

Jetmiri: Po.

Spartak Koka: Aty punonte dhe Feimi me ju?

Jetmiri: Po, me mua. I gjeta shtëpinë, shtëpinë e vura në emrin tim,  e mora unë shtëpinë, rrinte vetë. Rrinte vetë që të rregullohej me nusen. Pastaj bëri atë ditë pushim dhe bëri atë gjë që s’duhej bërë.

Spartak Koka: Pra, i bie që ta ketë bërë në ditën e ditëlindjes së tij?

Jetmiri: Bravo, atë ditë 100% atë ditë. Që atë ditë interneti nuk ishte. Kur e gjetëm ne brenda, karabinierët kur e gjetën telefonin në mëngjes, e kishte vënë në karikim telefonin dhe me dridhje. Nuk e dija se do bënte këtë punë. Ka qëndruar me mua, ka ngrënë me mua, ka pirë me mua, me mua ka qëndruar. E kam mbajtur unë. Edhe familja e di mirë, unë e kam mbajtur si vëlla. 5 vjet, gati 6 vjeç kam qëndruar me atë, nuk e kam ditur që do bëjë këtë gjë të keqe.

Spartak Koka: Nuk kishte dhënë asnjëherë shenja të tilla?

Jetmiri: Jo. Jo. Asnjëherë shenja. Këto shenja jo. Asnjëherë. Këto shenjat që thua jo.