Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Italisë, në Scaldasole të Pavias, aty ku u vra 38-vjeçarja shqiptare Anila Ruçi.

Gazetari Spartak Koka ka mundur të zbulojë të tjera detaje rreth kësaj ngjarje misterioze. Osman Bylyku është personi i cili jetonte në të njëjtën banesë me Anila Ruçin dhe që kjo e fundit e prezantonte si vëlla. Por në fakt, Anila dhe Osmani nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre.

Osman Bylyku është i ndaluar nga policia italiane si person i dyshuar për vrasjen e Anila Ruçit.

Gazetari Koka ka marrë në intervistë dhe avokaten e Osman Bylykut, duke treguar detaje të çështjet.

/tvklan.al