Emisioni Uniko nga Spartak Koka ka trajtuar konfliktin brenda një familje në kryeqytet. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fillim të muajit Tetor 2020. Nusja e shtëpisë, një vajzë e re 32-vjeçare, është larguar nga shtëpia e bashkëshortit të saj, duke lënë pas 3 fëmijët.

Nga palët ka pretendime të kundërta. Familja e burrit pretendon se nusja e shtëpisë, Dhurata Saliaj, është larguar me vullnetin e saj. Ndërsa kjo e fundit thotë se ishte vetë bashkëshorti që e dërgoi tek prindërit e saj.

Por si rrodhën ngjarjet që situata erdhi deri në këtë pikë? Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.

Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn madje dhe për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, të kishte kërcënuar vjehrrën, madje dhe për tradhti bashkëshortore.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. /tvklan.al