Unioni Europian i Kontrollorëve ka reaguar për grevën e punonjësve të AlbControl dhe reagimin e instancave shtetërore me situatën e krijuar. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare thuhet se çështja duhet zgjidhur përmes dialogut.

“Pesë kontrollorë janë pushuar nga puna pasi, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak këtyre streseve. Pasi u pushuan nga puna të pestë, kontrollorët shqiptarë u mblodhën për të diskutuar me ministrin e tyre, por ndërhyrja e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dështoi të japë ndonjë rezultat. Kjo po i vendos punonjësit nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu real dhe kuptimplotë dhe kurrë përmes qasjeve totalitare“, thuhet mes të tjerash në deklaratë./tvklan.al

Deklaratën e plotë e gjeni këtu