Në total, “djajtë e kuq” do të paguajnë385 mln Paund në vit, duke sjellë shqetësim për shpenzimet

Mançester Junajtid do të duhet që të paguajë për sezonin 2021-2022 edhe 65 milionë Paund më shumë për shkak të ardhjes së Cristiano Ronaldos, Rafael Varanes dhe Xhadon Sanços.

Në total, “Djajtë e kuq” do të shpenzojnë për pagesat e futbollistëve të tyre 387 milionë Paund, një shifër mjaft e lartë, që është e njëjta që Barcelona harxhoi në vitin 2020.

Blaugranat aktualisht po kalojnë një moment të vështirë financiar, me borxhin që është rritur së tepërmi dhe me largimin e yjeve.

CR7 paguhet 480 mijë sterlina në javë nga Junajtid dhe është lojtari më i paguar në “Old Traford”.

Deri më tani, ai ka shënuar 4 gola në tri takime për skuadrën.  David De Gea është në vend të dytë me një rrogë 375 mijë Paund në javë.

Sancho merr 350 mijë Paund në javë, kurse francezi Varane 340 mijë në javë, që janë 17.7 milionë Paund në vit.

Klan News