Afrimi i mesfushorit nuk preferohet nga fansat, ndërsa klubi anglez duhet të gjejë akordin me lojtarin

Manchester United ka arritur një marrëveshje me Juventusin për të blerë mesfushorin Adrien Rabiot.

“Djajtë e kuq” do të paguajnë për kartonin e futbollistit të kombëtares franceze 15 milionë Paund.

Megjithatë, tani vjen pjesa e vështirë për drejtuesit e klubit anglez, pasi duhet që të bien dakord me nënën e 27-vjeçarit, Veronikën, që është edhe menaxherja e tij, raporton tabloidi anglez “The Sun”.

Ajo njihet për karakterin e saj të vështirë, ndërsa në të kaluarën është përplasur me drejtuesit sportivë dhe ka marrë pjesë edhe në seancat stërvitore.

Nëna e lojtarit pati pëprlasje me PSG-në, e po ashtu prishi marrëveshjen me Totenhemin në 2018 për transferimin e të birit.

Dhe më shumë negociata të vështira, janë gjëja e fundit që drejtuesit e United duan, ndërsa kjo verë ka qenë mjaft stresuese në përpjekje për të bërë përforcime, protesta të tifozëve dhe humbje në takimin e parë të Premier Ligës.

“Djajtë e kuq” e kanë kthyer vëmendjen te francezit, pasi po hasin vështirësi për të sjellë në “Old Trafford” Frenki de Jong.

Por afrimi i Rabiot-it nuk pëlqehet as nga tifozët e United, që nuk e shikojnë atë si një futbollist të një niveli të lartë për të veshur fanellën e ekipit. Franezi në 127 takime me “Zonjën e Vjetër” ka realizuar 6 gola.

Klan News