Klubi anglez po mendon të hedhë në treg sulmuesin francez

Klubi anglez, Manchester United thuhet se është i gatshëm të shesë sulmuesin francez, Anthony Martial.

Raportohet se drejtuesit e Unitedit kanë pranuar tashmë që Martial nuk do të zhvillohet kurrë si një numër 9 origjinal.

Si i tillë, tani është duke u diskutuar në bordin drejtues, nëse duhet të kërkohet blerës për Martial këtë verë.

Mundësia është e madhe që francezi të jetë në treg.

Përfaqësuesi i Francës u bashkua me United në verën e vitin 2015 nga Monaco, por ka kohë që ka luftuar për qëndrueshmëri.

Dhe është pikërisht kjo mospërputhje që po sheh durimin e bordit të United të sosur dhe hedhjen e lojtarit në treg.

Klan News