Julián Álvarez është emri që po përmendet më shumë në klubin e Manchester United. Sulmuesi nga Atlético Madrid e ka treguar se është një futbollist i aftë që të ndryshojë lojën dhe klubi anglez është gati që të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij.
Me një ofertë prej 150 milionë Eurosh në tavolinë, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të forcojnë repartin ofensiv me një golashënues të besueshëm dhe argjentinasi përshtatet në mënyrë të përkryer në profilin që u nevojitet, raporton Fichajes.net.
Futbollisti amerikano-jugor mbërriti te “Los colchonero-s” për 75 milionë Euro dhe në vazhdim ka dhuruar vetëm paraqitje të shkëlqyera.
Në sezonin aktual ai ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje, e këto shifra kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira evropiane.
Lëvizshmëria e tij në fushë, inteligjenca në zonën e rreptësisë dhe aftësia për të krijuar raste goli e kanë kthyer atë në një lojtar kyç në ekipin e Simeones.
Drejtuesit e Atlético Madrid, janë të vetëdijshëm për vlerën e lojtarit dhe ata e gjejnë veten në një udhëkryq. Nga njëra anë, shitja e tij do të sillte një rritje të konsiderueshme financiare për të përforcuar disa pozicione në skuadër.
Por, humbja e një sulmuesi të kalibrit të tij mund të dobësojë strukturën sulmuese të ekipit.
Vendimi për t’u marrë nuk do të jetë i lehtë, por me një ofertë kaq të lartë, gjasat që ai të largohet në verë janë të mëdha.
Manchester United vazhdon procesin e ristrukturimit dhe e sheh sulmuesin argjentinas si yllin që i nevojitet për të udhëhequr projektin e tyre të ri. Për këtë arsye është gati që të bëjë sakrifica të mëdha finaciare.
Klan News