David De Gea pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës

Portieri spanjoll nuk ka qenë në një formë shumë të mirë këtë sezon dhe Djajtë e Kuq po mendojnë ta shesin në verë.

Mediat raportojne se Djajtë e Kuq tashmë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit De Geas.United po kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin që të largohet nga Old Traford.

PSG është njëra nga skuadrat më të interesuara për spanjollin, por në garë mund të futet edhe ish skuadra e tij Atletico Madrid.

Ndërkohë gjiganti anglez , United është duke menduar që nga sezoni i ri t’ia besojë fanellën e titullarit portierit të talentuar Dean Henderson.

Klan News