Me largimin e yllit portugez, “Djajtë e Kuq” treguan rritje në rezultate, ndërsa kanë marrë 23 pikë
Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United trazoi jo pak klubin dhe tifozët, por pa të, ekipi ka bërë një paraqitje më të mirë.
38-vjeçari u largua nga “Old Trafford” përpara fillimit të Kupës së Botës, për shkak të debateve që solli një intervistë e dhënë. Drejtuesit e klubit anglez vendosën që të ndërprisnin kontratën me yllin portugez.
Kur 37 vjeçari u largua, “Djajtë e Kuq” ishin në vend të pestë në renditjen e Premier League. Cristiano Ronaldo realizoi vetëm një gol gjatë këtij sezoni me “Djajtë e Kuq”.
Që nga largimi i tij, United kanë marrë më shumë pikë, krahasuar me rivalët. Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ka luajtur në 10 takime, ku ka fituar shtatë, ka barazuar e ka humbur vetëm një takim. Në total janë 23 pikë.
Ekipi i drejtuar nga holandezi ka shënuar 20 gola dhe ka pësuar nëntë. Marcus Rashford është autor i tetë rrjetave, duke mbushur boshllëkun e lënë nga CR7. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” gjenden në vend të tretë në Premiere Ligë, pesë pikë larg Arasenalit kryesues, që ka 51 pikë dhe 2 më pak se sa rivalët e Sitit, që ka një ndeshje më pak.
Klan News