Manchester United është në prag të transferimit të sulmuesit të Uolvs, Matheus Cunha.

Zyrtarët e klubit e kanë bërë të qartë nevojën për përforcime gjatë verës dhe 25-vjeçari ka qenë një objektiv afatgjatë.

Ai tani mund të bëhet nënshkrimi i parë në verë i ‘Djajve të Kuq’.

Sipas ‘Daily Mail’, United ishte afër marrëveshjes sa i përket kushteve Cunhan, ndërsa është gati që të aktivizojë klauzolën e tij të shitjes prej 70 milionë Eurosh.

Prej muajsh, braziliani e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi i tij aktual.

Ndërkohë që trajneri Ruben Amorim nuk e ka fshehur admirimin e tij për 25-vjeçarin. Në takimet që Untied ka pasur me Uolves, tekniku portugez u pa duke biseduar me lojtarin.

Edhe vetë sulmuesi e kërkon një kalim në “Old Trafford”, pasi ndihet gati për një aventurë të re.

Këtë sezon, Cunha ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet për Uolvs, ndërsa ka dhënë edhe 7 asiste.

Këto shifra te “Djajtë e kuq” i thyen vetëm kapiteni Bruno Fernandes, i cili ka realizuar në këtë sezon 19 gola e ka dhënë edhe 19 asiste.

Tek United vetëm tre lojtarë të tjerë Garnacho, Hojlund dhe Diallo kanë arritur shifra dyshe në këtë sezon.

Klan News