Universitetet e rretheve drejt mbylljes

Universitetet e rretheve drejt mbylljes

09:25 19/09/2019

Arsimi i lartë është në një krizë të thellë. Por në një situatë më alarmante janë universitetet e rretheve. Një pjesë  mirë e programeve të studimit në 6 Universitete  janë praktikisht të mbyllur, pasi prej vitesh nuk kanë fare studentë.

Kjo gjë reflektohet edhe  në mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve, pasi janë 40 programe studimi që nuk kanë asnjë student.  Më shqetësuese situata është në universitetin “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, ku nga 24 programe studimi, vetëm 3 prej tyre kanë më shumë se 10 studentë të regjistruar.

Ndërkohë që 20 programe e tjera ose nuk kanë asnjë të regjistruar ose maksimumi 3 studentë. Drejt ‘falimentimit’ është edhe Universiteti  “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pasi ka 15 programe studimi me më pak se 3 studentë, ndërkohë që 7 prej tyre ka zero regjistrime. Edhe në universitetet e qyteteve të tjera si Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Korçë ka minimalisht nga 4 programe që asnjë maturant nuk ka preferuar në regjistrohet.

Degët më pak të preferuara në këto universitete mbetën gjuhët e huaja, shkencat ekzakte si fizika dhe matematika, ato shoqërore,por edhe degët e ndryshme të mësuesisë. 

E vetmja degë e preferuar nga të rinjtë në të gjitha universitetet dhe ku pothuajse janë ezauruar të gjitha kuotat është infermieria dhe mamia.  

Deri më tani në universitet janë regjistruar 15 mijë maturantë. 80% në universitetet publike dhe vetëm 3 mijë janë regjistruar në 26 universitetet private.

Rënia e vazhdueshme e numrit të nxënësve është duke u reflektuar edhe në reduktimin e numrit të studentëve tashmë.

Por këtë vit duhet të ndjehet edhe impakti i forcimit të kritereve të pranimit që bëri qeveria, duke rritur pragun e mesatares, ne përpjekje për të tërhequr kontingjente më cilësore në auditore.

PROGRAMET E STUDIMIT QË KANË 0-3 STUDENTË

Universiteti Eqerem Çabej, Gjirokastër

Histori dhe Gjuhë Italiane

Fizikë dhe Teknologji Informacioni

Gjuhë Italiane

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Matematikë Fizikë

Matematikë Informatike

Biologji Kimi

Histori Gjeografi

Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Mësuesi për Arsimin Fillor (kl. I-VI)

Program Profesional 2-Vjeçar “Librar dhe Biblotekar”

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

Histori dhe Gjuhë Gjermane

Histori dhe Gjeografi

Fizikë Kompjuterike

Gjuhë Frënge

Matematikë – Fizikë

Matematikë – Informatike

Gjeografi dhe Gjuhë Italiane

Gjuhë Italiane

Gjuhe Shqipe dhe Rome

Filozofi – Sociologji

Edukim Qytetar

Gjuhë Shqipe dhe Frënge

Gjuhë Shqipe dhe Frënge

Universiteti “Fan Noli” Korçë

Filozofi Sociologji

Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë

Mësuesi për Arsimin Parashkollor – 0 regjistrime

Gjuhë dhe Kulturë Frënge – 2 studentë

Universiteti  “Ismail Qemali”  Vlorë

Kimi

Fizikë

Gjuhë Italiane

Arsimin Fillor

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Histori

Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Menaxhim Turizëm Arkeologjik

UNIVERSITETI “ LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR

Fizikë

Gjuhë Frënge

Histori

Gjuhë Italiane

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT