Universitetet heqin shtesat për pranimin e studentëve (22 Shtator 1998)

Universitetet heqin shtesat për pranimin e studentëve (22 Shtator 1998)

15:17 22/09/1998

Ministria e Arsimit merr vendim që Universiteteve tu heqin shtesat e studentëve për tu futur në shkollat e larta. Në bankat e universitetit do të ulen vetëm fituesit dhe nuk do të pranohet asnjë kërkesë nga shoqatat apo kryemistria. Këtë e shpjegon edhe inspektorja në arsimin e lartë Iris Jukniu, sipas së cilës do të pranohen në shkollat e larta vetëm studentët fitues.

” Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave numër 498 i datës 13 gusht 1998 përcakton që pranimi i kandidatëvë në shkolla të larta të bëhet vetëm me konkurs. Ky është vendimi bazë që rregullon dhe përcakton modalitetet e pranimit të studentëve në shkollat e larta. Do të regjistrohen pranë fakultetëve të gjithë ata fitues që janë shpallur nga këto konkurse pranimi. Regjistrime të një natyre tjetër nuk do të ketë pasi Këshilli i Ministrave nuk na e lejon këtë.” – ka shpjeguar ajo.

Pamje Universiteti tek sheshi “Nënë Tereza”. Akademia e Arteve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Pamje Ministria e Arsimit./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti

Të ngjashme
UKT