Universitetet në zgjedhje më 30 Korrik



Universitetet në zgjedhje më 30 Korrik

17:34 30/06/2020

Universitetet publike do të zhvillojnë zgjedhjet për rektorët më datë 30 Korrik. Vendimi është bërë publik nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se drejtuesit aktualë të IAL-ve nuk kanë mundësi të vazhdojnë të drejtojnë universitetet në një kohë kur mandati i tyre ka përfunduar.

Shahini thotë se edhe studentët kanë shprehur shqetësimin në lidhje me mungesën e shërbimeve nga ana e universiteteve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese.

“Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19”, thotë Shahini.

Ministrja shton se urdhri i datës 8 Maj që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati./tvklan.al




Të ngjashme