Në diskutim mbyllja e bareve në ish-Bllok pas 22:00

4 ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka marrë vendimin të propozojë mbylljen e universiteteve për 1 muaj. Në një dalje për mediat, Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli njoftoi se mësimi në universitete duhet të zhvillohet vetëm online.

“Kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezencë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë ”

Gjithashtu Komiteti i Ekspertëve po vlerëson mbylljen e bareve dhe lokaleve pas orës 22:00 në zonën e ish-Bllokut, pasi konsiderohet si vatër infektimesh për shkak të grumbullimeve të mëdha.

“Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22:00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”.

Sipas Komitetit të Ekspertëve situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe lehtësimin e masave që kanë çuar në krijimin e rreth 500 vatrave të infeksionit në vend.

“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me Covid-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht janë rreth 500 vatra aktive në vend, 35% e të cilave janë përqendruar në Tiranë”.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve u ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e Covid-19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit.

“Nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do.

Tv Klan